Flash

Video/ Vllaznia kthehet tek fitorja pas 5 ndeshjesh: poker Luftëtarit

Lapsi.al 22 February 2020
Video/ Vllaznia kthehet tek fitorja pas 5 ndeshjesh: poker Luftëtarit

Katër gola dhe asnjë dyshim në fitoren e Vllaznisë përballë Luftetarit, gjë që mungonte në Shkodër prej pesë ndeshjeve. Jonuz kërkonte përgjigjen e kuqebluve në fushë pas dy disfatave të fundit dhe mori rezultatin që e rikthen në shinat e ambicjeve për të synuar Europën dhe për të shmangur playout. Protagonist edhe njëherë braziliani Junior.

Kuqeblutë morën në këtë ndeshje gjithcka që kishin nevojë: Sidorenko shënoi golin e parë me fanellën e Vllaznisë në minutën e 14, golavarazhi u kthye në +4 pikërisht në 90 minutat e Loro Boricit, mbrojtja ruajti portën të paprekur pas tre javësh ku kishte pësuar 6 gola dhe Junior u shndërrua në liderin e sulmit me golin e minutës së 69 në krosimin perfekt të Gligorov.

Ishte goli që mbylli ndeshjen, sepse bluezinjtë e kishin të qartë se i mungonte forca për të rikuperuar dy gola e ndoshta nga kjo lëshuan plotësisht, duke marrë edhe golin e tretë vetëm dy minuta më pas. Këtë herë Junior nuk shënoi vetë, por detyroi Kukajn të pafat në këtë rast të tradhëtonte të tijtë, edhe pse pesha nuk duhet të bjerë mbi mbrojtësin në një ndeshje që ishte e vendosur tashmë.

Vllaznia kompletoi pokerin dhe Junior dygolëshin 9 minuta nga fundi, duke shkuar në 31 pikë, edhe pse Jonuz duhet të reflektojë mbi faktin se ka mundur në pesë javët e fundit vetëm dy skuadrat që praktikisht janë rrëzuar, në pritje të matematikës.

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI