Flash

Hazard dëmtohet përsëri: humb City-n e Klasiken, ndoshta edhe sezonin

Lapsi.al 23 February 2020
Hazard dëmtohet përsëri: humb City-n e Klasiken, ndoshta edhe

Një rrëzim i keq në fushë për Eden Hazard e tjetër ndalesë me kohët për tu përcaktuar. Belgu ka dalë dukshëm duke caluar në minutën e 67' të Levante-Real Madrid. Në pankinë vuri akull mbi kaviljen e djathtë e pas ndeshjes Zidane ishte shumë pesimist: "Është dicka më tepër se thjesht një goditje, e pikërisht në zonën që dëmtoi në vjeshtë. Duket keq”. Mjekët paraditen e sotme kanë konfirmuar këputjen e re të kreshtës së peronit e, edhe pse nuk kanë dashur të japin kohë për rikuperimin, në gazetat spanjolle flitet për të paktën dy muaj.

Hazard ishte i dëmtuar për 83 ditë pasi u godit nga bashkëkombasi i tij Meunier në sfidën e 26 nëntorit mes Madrid e Psg. Belgu, 29 vjecar, u ble në verë nga Chelsea për 100 milionë euro plus 30 variabël. I mbërritur mbipeshë, që e pranoi vetë, sezoni i Hazard është kondicionuar nga një dëmtim muskular e tani nga fraktura e peronit.

Me Madrid belgu ka qenë titullar në 14 ndeshje nga 36 e ka përfunduar vetëm 3, duke shënuar vetëm një gol, përballë Granada në tetor. Tani do të humbasë me siguri ndeshjet vendimtare të kësaj jave kundër City e Barça, por nëse konfirmohet ndalimi prej dy muajsh i gjithë sezoni do të kompromentohej.

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI