Flash

Koronavirus bllokon Serie A: shtyhen tre ndeshje, mes tyre edhe Inter

Lapsi.al 23 February 2020
Koronavirus bllokon Serie A: shtyhen tre ndeshje, mes tyre edhe Inter
"Ministri i Sportit Spadafora ka njoftuar vullnetin për të pezulluar të gjithë aktivitetet sportive të programuara në Veneto e Lombardia". Kështu, në përfundim të mbledhjes së jashtëzakonshme për mbrojtjen civile, presidenti i Këshillit Giuseppe Conte ka ndalur topin edhe në fushat e Serie A, ku do të shtyhen ndeshjet Atalanta-Sassuolo, Verona-Cagliari e sfida që mbyllte javën e 25, që duhej të luhej në San Siro, Inter-Sampdoria. Vendimi ka ardhur në fund të një dite të ethshme që kishte parë të ndalej, në optikën sportive, edhe Ascoli-Cremonese, garë e vlefshme për Serie B. POSTIMI I KRYEBASHKIAKUT TË MILANOS BEPPE SALA "Nga Këshilli i Ministrave morëm disa instruksione mbi masat e sigurisë për të aplikuar në Milano. Në vecanti pezullimi i leksioneve në Universitete, ndërsa për shkollat, Ministria kompetente nuk ka bllokuar mësimin, por vetëm anullimin e ekskursioneve. Ndeshja Inter-Sampdoria e të dielës do të shtyhet, ashtu si gjithë eventet e tjerë sportivë në program". INTER KONFIRMON: "NDESHJA ME SAMPDORIA E SHTYRË" "Na është komunikuar se ndeshja e Serie A Inter-Sampdoria, parashikuar për të dielën në 23 shkurt në orën 20.45, e vlefshme për javën e 25, do të shtyhet për një datë ende të pacaktuar".

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI