Flash

Video/ Pioli ndez polemikat: "Penalltia nuk ishte, prej disa ndeshjesh po ndodhin gjëra të çuditshme"

Lapsi.al 23 February 2020
Video/ Pioli ndez polemikat: "Penalltia nuk ishte, prej disa ndeshjesh po

Stefano Pioli nuk e fsheh tërbimin për barazimin në Firenze: teknikut kuqezi nuk i ka pëlqyer aspak penalltia e akorduar për Fiorentinën. "Penalltia nuk ishte, nuk kam dyshime, e kam parë që nga pankina. Nuk e kuptoj përse nuk përdoret teknologjia - ka shpjeguar tekniku i Milan -. E kisha të sigurtë se Var do të korigjonte arbitrin, është e vështira të pranosh këto raste. Prej disa ndeshjesh po na ndodhin episode të cuditshme".

Tekniku kuqezi analizon kështu sfidën e Franchi. "Përgjegjësitë tona janë të mëdha, ishim zot të fushës, nuk duhet të tregoheshim sipërfaqësor. Ndeshja nuk kishte mbaruar, duhet të vazhdonim të luanim me ekuilibër e kompaktësi. Skuadra ishte mirë në fushë dhe meritonte të fitonte".

Milan ka vuajtur paradoksalisht sapo ishte në superioritet numerik. "Kemi pësuar kundërsulme në superiorit numerik e nuk mund të lejohen. Ekuilibrat duhen respektuar gjithnjë, skuadra u ndje shumë e sigurtë në vetvete e bëri gabime. Humbëm ekuilibrat në momentin që duhet të qarkullonim topin, ka disa situata që duhen vlerësuar, analizuar e përmirësuar".

https://www.youtube.com/watch?v=jROcu4432Ek

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI