Flash

Video/ Roma poker Lecces nën frikën e Koronavirus: tifozët në Olimpico me maska

Lapsi.al 23 February 2020
Video/ Roma poker Lecces nën frikën e Koronavirus: tifozët

Roma është kthyer të fitojë në shtëpi në Serie A, duke mposhtur 4-0 Lecce në Olimpico e duke konsoliduar vendin e pestë në kampionat. Avantazhi verdhekuq erdhi me Under në të 13' me turkun që shfrytëzoi një asist të Mkhitaryan. Armeni në minutën e 37' vuri firmën e vet në tabelën e shënuesve. Ka lavdi në pjesën e dytë edhe për Dzeko (70') që shkëputet në linjë të pozicionit jashtë loje për të shënuar golin e tretë, ndërsa Kolarov (80') mbyll historinë në një inkursion nga e majta, duke garantuar tre pikë të rëndësishme.

Një ndeshje në fakt që është luajtur nën frikën e koronavirus. Roma-Lecce ishte ndeshja e vetme e e luajtur pasdite në Serie A e në shkallët e stadiumit Olimpico janë shfaqur tifozët me maskat mbrojtëse e doreza për tu ruajtur nga virusi që po tremb Italinë.

https://www.youtube.com/watch?v=OBMhKVQ4hCY

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI