Flash

"Conte është Juventus, por zgjodhi Inter e tani ka detyrim të fitojë": presidenti Agnelli

Lapsi.al 24 February 2020
"Conte është Juventus, por zgjodhi Inter e tani ka detyrim

Conte, Inter, Lazio e titulli i luftuar. E pastaj Sarri, Guardiola, Messi dhe e ardhmja bardhezi. Andrea Agnelli, presidenti i Juventus, flet për Radio 24 e "dhuron" pikëpamje analize shumë interesante, duke nisur pikërisht nga trajneri zikaltër: "Conte është një flamur juventin e një kapiten juventin. Ka fituar tituj e ngritur Champions. Conte është Juventus. Marrëdhënia është e përzemërt dhe e qetë ashtu siç duhet të jetë, atëherë është gjithashtu e vërtetë që në kontekstin në të cilin jetojmë ka profesionistë, sfida që ai e konsideroi më interesante është rikthimi i Interit tek fitore. Është një sfidë ambicioze”.

Një sfidë që e përkthyer në luftën për titull, sheh tashmë një përplasje treshe mes Juve, Inter e Lazios së Inzaghi: "Tek Lazio i trembem shpengimit. Nëse vazhdon ndjekjen në mars-prill do të jetë për ta një avantazh i madh. Natyrisht, ky shpengim mund të bëhet edhe boomerang në rast të ndonjë rezultati negativ, duke konsideruar që tashmë kualifikimi Champions për Lazio është gati i arritur. Inter nuk e ka këtë lirshmëri, me Conte është karikuar dhe e detyruar të fitojë".

"Nëse kam menduar për Guardiola? Të mos mendosh për Guardiola do të ishte herezi, por ai në këtë fazë është shumë i lumtur ku është, pavarësisht problemeve. Nëse do të ishte i lirë verën e ardhshme? Ne jemi të lumtur me Sarri në këtë moment. Ajo që më pëlqen nëse hedh sytë pas janë dy ciklet që hapëm, një me Antonion e tjetrën me Allegri".

Nëse një skuadër italiane do të merrte Lionel Messi "do të ishte dicka e mirë për të gjithë. Pesë shoqëritë e para në Itali janë Milan, Inter, Juve, Roma e Napoli, nëse të gjitha do të kishin një kampion si Messi do të ishte e mirë për të gjithë".

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI