Flash

Matuidi rinovon kontratën: Juventus ushtroi klauzolën e fshehur

Lapsi.al 24 February 2020
Matuidi rinovon kontratën: Juventus ushtroi klauzolën e fshehur

Blaise Matuidi ka njoftuar rinovimin e kontratës me Juventus, duke konfirmuar qendrimin me bardhezinjtë edhe në sezonin 2020/21. Mesfushori francez – që kohët e fundit është përfolur për një transferim tek Lyon - ka konfirmuar akordin për Sport24: "Në kontratën time kishte një opsion për një tjetër vit e Juventus e ushtroi". I kënaqur ka mbetur vetë Matuidi: "Nuk kam patur kurrë dyshime për këtë pikë, ndjej besimin nga ana e të gjithëve".

"Jam shumë i lumtur të vazhdoj për një tjetër sezon këtu. Nuk kam patur kurrë dyshime sepse kam ndjerë besimin e të gjithëve. E sigurisht që po kalon mosha dhe në këtë zgjedhje kam menduar edhe për familjen që e dashuron Torinon".

Matuidi ka folur më pas edhe për Houssem Aouar, talenti i ri i Lyon që Juventus po ndjek në të ardhmen: "Eshtë interesant sepse di të luajë për të tjerët e të jetë vendimtar në zonën gol. Ka shumë talent dhe është premtues".

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI