Flash

Vdekja e Kobe Bryant, bashkëshortja hedh në gjyq shoqërinë pronare të helikopterit

Lapsi.al 24 February 2020
Vdekja e Kobe Bryant, bashkëshortja hedh në gjyq shoqërinë

Në ditën përkujtimore të Kobe Bryant e të bijës Gianna në Staples Center, ka mbërritur një zhvillim ligjor mbi incidentin në të cilin humbi jetën ish-ylli i Nba. Bashkëshortja e "Black Mamba" ka vendosur të hedhë në gjyq shoqërinë që ka pronësinë e helikopterit që një muaj më parë u rrëzua në mjegull në Kaliforni, duke i shkaktuar vdekjen të shoqit e vajzës së saj 13 vjecare. Sipas gruas, piloti Ara Zobayan (edhe ai i vdekur në tragjedi) u tregua neglizhent duke fluturuar në ato kushte atmosferike.

Sipas asaj që bën të ditur TMZ, në cështjen e ngritur nga Vanessa Bryant theksohet jo vetëm mungesa e autorizimit për të fluturuar në mjegull, por edhe shpejtësia e madhe e mjetit (180 milje në orë) si përgjejgësi që bie mbi pilotin. Në detaje, e veja e Bryant pretendon se Ara Zobayan nuk ka vlerësuar me korrektësi kushtet meteorologjike, duke mos arritur të merrte të dhënat e duhura përpara ngritjes e duke mos e ndërprerë fluturimin kur u përball me situatën, duke përfunduar i përplasur me kodrën, pasi kishte humbur kontrollin e helikopterit.

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI