Flash

Video/ Titanët e Klopp, përmbysin West Ham dhe barazojnë rekordin e Guardiolës

Lapsi.al 24 February 2020
Video/ Titanët e Klopp, përmbysin West Ham dhe barazojnë rekordin

18 fitore me radhë në Premierligë, si vetëm Manchester City kishte bërë më parë, por që tashmë rrezikon ta shohë Liverpool ta tejkalojë. Rekordet janë për t’u thyer dhe Liverpooli insiston ta bëjë të paharrueshëm këtë sezon. Reds përmbysën 3-2 West Ham në Anfield Road, duke barazuar rekordin e vendosur nga Citizens të Pep Guardiola në vitin 2017.

26 fitore dhe vetëm një barazim në 27 ndeshjet e luajtura në Premier League për skuadrën e Jurgen Klopp, që po dominon frikshëm kampionatin anglez, duke ristabilizuar 22 pikët e diferencës nga vendi i dytë, që mbahet nga City.

Nuk ka qenë absolutisht një ndeshje e lehtë për Liverpool, edhe pse avantazhi blitz i Georginio Wijnaldum dhe iluzionin e një fitore të lehtë përballë Hammers, por në fakt rezultaoi krejt ndryshe me Klopp që u friksua keq në pankinë, duke parë të tijtë në vështirësi për një pjesë loje. Issa Diop barazoi rezultatin, duke vendosur në fushë edhe një ekuilibër që Reds nuk po mundnin ta thyenin, madje duke lënë hapësira më shumë se duhej.

Nëntë minuta pas rifillimit të lojës ndodhi e pamenduara: në impiantin e pamundur të Liverpool kryesimin e mori Ëest Ham. Pablo Fornals ndëshkoi Alisson në minutën e 54, duke e detyruar tashmë Klopp të ndryshonte strategji, në kërkim të një fitore që do ti mbante në shinat e rekordit.

Për të përballosh treshen e Liverpool Salah-Firmino-Mane dhe një skuadër që potencialisht ka shënuar 91 gola sezonalë është një mision i vështirë, në mos i pamundur. West Ham u mbyll brenda zonës, por kjo nuk e pengoi Salah të barazonte rezultatin në minutën e 68, duke i dhënë shpresa në 22 minutat e mbetura tifozëve në Afield për të parë përmbysjen që do të vijë nga këmbët e Mane.

Liverpooli ka shkuar në kuotën e 79 pikëve, 22 më shumë se Manchester City dhe tani mund të përqendrohet me qetësi në ndeshjen e kthimit të 1/8 të finaleve të Champions League kundër Atletico Madrid, që duhet të mbrojë në Anfield golin e shënuar në Spanjë.

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI