Flash

"Tirona lu me morrat" provokimi i ultrasve bardheblu ndez derbin

Lapsi.al 25 February 2020
"Tirona lu me morrat" provokimi i ultrasve bardheblu ndez derbin

Nuk ka kohë për euforinë e fitores me Kukësin, vendin e parë apo keqardhjen për barazimin e marrë me Bylis. Tirana e Partizani duhet të bëhen gati për derbin e kryeqytetit që do të ndezë flakë edhe njëherë stadiumin Air Albania. E për ta bërë pikante situatën kanë menduar herët ultrasit bardheblu, me një provokim që natyrisht do të marrë përgjigje nga kampi rival: "Të premten Tirona lu me morrat" është postimi i Tirona Fanatics, që kanë saktësuar edhe itinerarin e grupimit të tifozëve përpara nisjes për në stadium.

Një ndeshje shumë e ndjerë për të dyja tifozëritë, por edhe klubet, sidomos po të kesh parasysh që Tirana në dhjetor fitoi për herë të parë pas 5 vjet e gjysëm kundër Partizanit. Tani situatat janë përmbysur: bardheblutë janë të parët, gjashtë pikë përpara të kuqve, që duhet të kthehen me cdo kusht tek fitorja në derbi për të qendruar në lojë. Tirana ndërkohë ka njoftuar daljen e biletave në treg, duke kërkuar prezencën e madhe të tifozëve në stadium, si një armë më shumë përballë rivalëve të përjetshëm...

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI