Flash

Champions/ Zidane sfidon Guardiola: Juventus në strofullën e Lyon

Lapsi.al 26 February 2020
Champions/ Zidane sfidon Guardiola: Juventus në strofullën e Lyon

Champions është future në një fazë ku gabimet nuk lejohen dhe këtë e kanë të qartë, duke parë si kanë ardhur ndeshjet e tjera, edhe Real Madrid, Manchester City, Juventus e Lyon. Nuk ka dyshim që transferta në Santiago Bernabeu ka ardhur në momentin më delikat për Manchester City, pas dënimit nga UEFA. Me kampionatin tashmë të humbur e vetmja mundësi për Citizens është të fitojë në continent, gjë që nuk i është afruar fare në tetë sezonet e fundit.

REAL MADRID VS MANCHESTER CITY

Të dalë jashtë Champions në raundin e parë me eleminim, për të dytin vit radhazi, do të ishte një katastrofë për Madrid. Sidoqoftë Zidane ka fituar të 12 ndeshjet në Champions si trajner i Madrid, ku ka rekordin e tre fitoreve radhazi dhe konsiderohet një specialist në fitimin e Kupave. Guardiola ka kaluar tashmë në vitin e nëntë që kur i është gëzuar trofeut të kontinentit dhe ka pranuar se do të ishte dështim nëse historinë në Etihad përfundon pa trofe. Zidane është në dyshim për të thërritur Gareth Bale, që mungoi kundër Levante për shkak të gjendjes gripale. Vinicius Junior, Isco e Rodrygo Goes po luftojnë për një vend në vijën e parë, ku I sigurtë është vetëm Benzema. Zidane mund ti besojë në mesfushë Federico Valverde, i favorizuar ndaj Luka Modric, ndërsa Guardiola mirëpret Aymeric Laporte, që ka kaluar pa problem dëmtimin kundër Leicester. Raheem Sterling bën presion për tu rikthyer, pas dy ndeshjesh mungesë, ndërsa Aguero ka më shumë kuota se Gabriel Jesus për të udhëhequr sulmin.

LYON VS JUVENTUS

Juventus është skuadra favorite në përballjen me Lyon, por bardhezinjtë e Sarrit nuk po kalojnë moment të mirë në kampionat, duke i vënë gjërat në dyshim edhe në Europë. Sigurisht me një Cristiano Ronaldo që shënon prej 11 ndeshjesh radhazi është e lehtë të besosh në kalimin e raundit, por stabiliteti i kampionëve të Italisë nuk është ai i fillimit të sezonit. Lajmi i mirë për teknikun italian është rikuperimi i Pjanic, ndërsa në dyshim është Higuain, që mund ta nisë nga pankina me Dybala si falso nueve. Lyon ka dalë nga kriza, të paktën me performancat e kampionatit, por Garcia nuk do të ketë njeriun symbol Depay, që të mund të shpresojë ti bie violinës në Francë…

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI