Flash

Dyzimi i PD/ Basha mitingashi “pa zemër” i tubimit të Metës

Lapsi.al 26 February 2020
Dyzimi i PD/ Basha mitingashi “pa zemër” i tubimit të

Lulzim Basha i është bashkuar me ndjesinë e njeriut që i zë rrota bishtin, tubimit të 2 marsit, që do të organizojë presidenti i Republikës. Pasi është futur në një kurbë paqësore dhe uljeje në tryezë me Rilindjen dhe disidentët e opozitës, kreu demokrat po e mbështet si i zënë në hall lëvizjen e Metës. Sot ai i ka bërë një thirrje demokratëve dhe strukturave të PD-së për t’iu përgjigjur thirrjeve për mbrojtjen e Kushtetutës.

Mjafton të lexosh tekstin e vakët të publikuar nga lideri demokrat, për të kuptuar se aty nuk ka as zell dhe as zemër. "Si qytetarë që duam që vendi të bëjë hapa para drejt konsolidimit të demokracisë, duhet t’i përgjigjemi çdo thirrje në mbrojtje të Kushtetutës dhe funksionimin demokratik të institucioneve të pavarura. Prandaj unë e mbështes tubimin e thirrur nga Presidenti për Kushtetutën!", ka shkruar kryetari i Partisë Demokratike.

Po të lexohet me kujdes midis rreshtave ngërçi i fjalorit të përdorur nga Basha është i dukshëm. Aty flitet për qytetarë që duan që vendi të bëjë hapa para drejt konsolidimit të demokracisë (sikur demokracia është në stad normal por duhet konsoliduar edhe më shumë) dhe jo për t'u bërë barrikadë ndaj përdhosjes së saj sikurse ka bërë thirrje Ilir Meta.

Së dyti, Lulzim Basha është i ndërgjegjshëm që shumë nga militantët e tij nuk e kanë për zemër as Metën as LSI-në, të cilët i shohin si një shushunjë që rriten në trupin e parive të mëdha. Prandaj, nëse dikush do të donte vërtet t'i motivonte ata, nuk do mjaftohej me thirrjet t'i bashkëngjitemi presidentit dhe të mbrojmë kushtetutën. Thirrja mobilizuese do të ishte : “Ti bëjmë bllok Ramës dhe ta ndalojmë atë të kapi çdo institucion”. Vëtëm kështu një profesionist i mitingjeve të PD do të motivohej të dilte në bulevard. Por Basha këta ka refuzuar ta bëjë, madje as nuk ka marrë guximin ta përmendi emrin e Ramës në apel.

Së treti, nëse mbetet në fuqi udhëzimi që raportojnë mediat opozitare nga selia e PD-së, se kjo parti u ka bërë thirrje njerëzve të saj të dalin në 2 mars, por nuk do t'u sigurojë atyre infrastrukturën e nevojshme për ta bërë këtë, kjo pastaj nuk ka më nevojë për koment. Ajo dëshmon se apeli i Bashës ka qenë sipas shprehejes së vjetër: “M’ka çu nana me la gojën”.

Natyrisht askush nuk e obligon kreun e PD-së të mbushë me njerëz mitingjet e presidentit. Basha është në të drejtën e vet edhe t'i bojkotojë krejtësisht ato duke ruajtur status quo-në me rilindasit. Por nëse vepron kështu, ai së paku duhet të heqë dorë nga thirrjet e shtira për një front të përbashkët kundër rregjimit që po kap gjithçka e që ka për qëllim t'i thotë ndal autarkisë të Ramës.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI