Flash

Teatri Kombëtar/ Tërheqja e gënjeshtërt e Lali Erit

Lapsi.al 26 February 2020
Teatri Kombëtar/ Tërheqja e gënjeshtërt e Lali Erit
Bashkia e Erion Veliajt nuk e zgjidh dot asnjë diskutim pa u mbështetur tek mashtrimi. Sot ajo është munduar ta justifikojë prishjen e kontratës me kompaninë kliente të saj, Fusha, për ngritjen e teatrit të ri kombëtar, me pamundësinë e firmës ndërtuese për të plotësuar të gjitha kërkesat e artisëve për kushte optimale të godinës së re. "Grupi negociues ka mbërritur në përfundimin se kompania nuk ka mundësi të plotësojë kërkesat dhe shpejtësinë e realizimit të këtij projekti" tha zv kryetari i bashkisë Arbian Mazniku për News 24. Lexo më tej:

Rama e Veliaj ‘zbythen’ nga projekti klientelist për Teatrin Kombëtar: Do e ndërtojë shteti, pa kulla (Deklarata)

Pra, sipas Maznikut, Arben Dërhemi, Alfred Trebicka, Altin Basha dhe Robert Ndrenika pakan pasur ekzigjenca më të larta se projketi që paskësh fantazuar ai që na u paraqit si një nga arkitektët më të mirë në botë, Bjarke Ingels. Ose se kompania Fusha, e cila i doli për zot projektit të ingelsit për dy vjet me radhë tani e paskësh kuptuar se nuk e ndërtoka dot. Résultat de recherche d'images pour "veliaj aktoret" Kuptohet qartë se argumenti i hedhur sot në treg fut ujë nga të gjitha anët. Askush nuk beson se kompania Fusha që ka marrë mbi 100 milionë euro punë nga Rilindja, që i paguan nga 900 euro natën dhomën e hotelit Maznikut, i paska kundërshtuar ata për realizimin e projektit. Sikurse ka treguar edhe investigimi shterues i Lapsi.al (shiko linkun e fundit poshte me 11 mashtrimet), projekti ka qenë një projekt personal i Edi Ramës, i cili ka thirrur fillimisht arkitektin danes Bjarke Ingels dhe pastaj kompaninë Fusha. Pra kësaj të fundit i është dhënë detyra për ta realizuar atë, pa pasur as luksin për të të thënë se çfarë donte pa pasur as atë për të kundërshtuar. Prandaj kjo fabul nuk qëndron.

Raporti/ Piruetat e pafundme të Erion Veliajt për teatrin

Nëse ende mbetet e paqartë se pse u tërhoqën qeveria dhe bashkia, nga diskreditimi publik i një grabitje që shkonte mbi 200 milionë euro në xhepa okultë, apo se ka një projekt tjetër sekret, apo se ka zgjedhur një rrugë të ndryshme duke përdorur para publike për ndërtimin, një gjë është e sigurtë: Versioni që ka hedhur sot në treg bashkia, për tërheqjen e firmës Fusha për të cilën parlamenti votoi një ligj special, është një gënjeshtër e trashë.

Një hetim që nuk duhet humbur: Skaneri/ 11 mashtrimet e mëdha për shembjen e teatrit dhe ngritjen e kullave

Dhe ky është një shembull më shumë se ajo që fabrika e mashtrimeve të Lali Erit ti të bëjë më mirë është prodhimi i fabulave që i besojnë vetëm ata që i krijojnë. ©Lapsi.al  

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI