Flash

Komplot kundër Real Madrid, Vinicius krojn polemika: "E bëjnë qëllimisht"

Lapsi.al 27 February 2020
Komplot kundër Real Madrid, Vinicius krojn polemika: "E

Moment makth për Real Madrid, që mbërrin në Clasico me Barcelonën, prapa me pikë e pas humbjes në Barnabeu në 1/8 e finaleve kundër Manchester City rrezikon seriozisht të eleminohet nga Champions League për herë të parë me Zidane në pankinë. Me këtë moment ndoshta shpjegohet edhe nervozimi i lojtarëve dhe sulmi që në fund të ndeshjes, Vinicius Junior, sipas asaj që bën të ditur As, ka bërë kundër arbitrave, duke iu referuar në vecanti italianit Orsato.

Sulmuesi brazilian i Blancos ka kontestuar në vecanti golin e barazimit të anglezëve: Garbiel Jesus e Sergio Ramos u sfiduan për të arritur një kros në zonë, spanjolli humbi ekuilibrin, sipas Vinicius për shkak të shtyrjes, e braziliani shënoi. Orsato vlerësoi golin, pasi priti edhe konfirmimin. “Gabriel Jesús bëri faull në golin e parë, e pa gjithë bota - komentoi nervoz Vinicius - È njëjta gjë ndodhi në pjesën e parë mes meje e Mahrez dhe Orsato fërshëlleu kundër meje. Ka VAR, por nuk donte ta shihte. Por këtu vijnë gjithnjë arbitra që na fërshëllejnë kundër. E pashë në fushë që ishte faull, nuk kisha nevojë ta rishihja në dhomat e zhveshjes në celular”.

Por cështja, sipas brazilianit, nuk lidhet vetëm me arbitrin italian: “Këtu fërshëllejnë gjithnjë kundër nesh. Në ndeshjen kundër Levante, Sergio Ramos mori karton të verdhë në faullin e parë që bëri, nuk është normale. Nëse e bëjnë qëllimisht? Po, jemi skuadra që ka fituar më shumë Champions League e kampionate. E kështu që do të jetë gjithnjë kështu”.

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI