Flash

Video/ Europa League: Kluivert kalon Romën në 16 më të mirat, Basaksehir ka nevojë për kohën shtesë

Lapsi.al 27 February 2020
Video/ Europa League: Kluivert kalon Romën në 16 më të

Janë përcaktuar 7 skuadrat e para, përfshirë Basaksehir që ka dashur kohët shtesë, të cilat janë kualifikuar në 16 më të mirat e Europa League. Roma ka avancuar më tej në 1/8 e finaleve, duke barazuar 1-1 në shtëpinë e Gent pas fitores minimale të sfidës në Olimpico. Ndeshje e komplikuar për verdhekuqtë e Fonseca që, pas shtyllës së Kolarov në minutën e 1', e panë veten në disavantazh në të 25' falë golit të David. Katër minuta më pas dyshja Mkhitaryan-Kluivert orkestroi kundërsulmin fitues me golin e hollandezit, që i dorëzoi Romës kalimin në 1/8.

Kualifikim i rëndësishëm edhe për Bayer Leverkusen, që mposhti në transfertë Porton me rezultatin 1-3, pasi kishin fituar edhe ndeshjen e parë me rezultatin 2-1. Basel që e kishte formalitet kalimin në raundin tjetër, ka mposhtur edhe në këtë ndeshje APOEL, duke fituar me rezultatin e përgjithshëm 4-0. Austriakët e LASK kanë arritur të fitojnë me rezultatin e përgjithshëm 3-1 ndaj AZ Alkmar dhe kalojnë në raundin tjetër. Wolfsburg nuk e vuri asnjëherë në dyshim kualifikimin, teksa pas ndeshjes së parë 2-1, këtë ndeshje e fituan 3-0 dhe kualifikohen.

Nuk i ka mjaftuar fitorja 3-2 Espanyol, në sfidën kundër Wolverhampton, për të kaluar në raundin tjetër, pasi ndeshja e parë ishte dominuar 4-0 për anglezët.

EUROPA LEAGUE - ROUND OF 32

Basel 1 - 0 APOEL Nicosia

RCD Espanyol 3 - 2 Wolverhampton Wanderers

FC Porto 1 - 3 Bayer Leverkusen

Gent 1 - 1 Roma

Istanbul Basaksehir 4 - 1 Sporting CP

LASK 2 - 0 AZ Alkmaar

Malmoe FF 0 - 3 Wolfsburg

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI