Flash

Sanchez, arma plus e Inter në sfidën-titull me Juventus

Lapsi.al 28 February 2020
Sanchez, arma plus e Inter në sfidën-titull me Juventus

Një trajner profesionist si Antonio Conte, di të marrë indikacione nga situata në limit si në rastin e Inter-Ludogorets, kundër kundërshtarëve të nivelit inferior, me kualifikimin praktikisht të arritur që në ndeshjen e parë e pa public mbështetës. Në 90 minutat e San Siro ritmi i zikaltërve ka qenë logjikisht i ulët, ndoshta edhe për këtë ka spikatur sjellja e Alexis Sanchez, një që mes dëmtimesh e zgjedhjesh teknike ka pak minutazh në këmbë, por shfrytëzoi rastin për të trokitur në derën e trajnerit.

Me arkivimin e kualifikimit në Europa League, shënjestra e interistëve është drejt Stadium e sfidës titull kundër Juventus. Paradoksalisht dyert e mbyllura në San Siro për koronavirus mund ti japin një avantazh të vogël Inter, duke qenë se edhe të dielën duhet të luhet pa public. E sigurtë është se rikuperimi i mundshëm i Handanovic dhe përfaqësimi i kilenit i kanë sjellë buzëqeshje teknikut.

Dëshirë, grintë, intensitet e gol i mohuar vetëm nga traversa, Nino Maravilla duket i kthjellët për ti dhënë teknikut një variabël taktike më shumë. Tani që Lautaro Martinez duket se jeton në një moment refleksioni, zmalti i Sanchez bëhet vendimtar. Mirëkuptimi i madh me Lukaku, e bën partnerin perfekt të atij që është i pazëvendësueshëm në hierarkitë ofensive interiste. Të gjithë komponentë që sjellin në një shans të madh kundër Juventus, që mund të kthehet në një rilindje të Sanchez (në ndeshjen e vajtjes ishte i skualifikuar).

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI