Flash

Shkatërroi testet e dopingut me çekiç: 8 vjet dënim për kampionin kinez

Lapsi.al 28 February 2020
Shkatërroi testet e dopingut me çekiç: 8 vjet dënim

Kinezi Sun Yang është skualifikuar për 8 vjet për thyerje të rregullave antidoping. Ky është verdikti i Gjykatës së Arbitrazhit sportiv në Lozanë. Gjatë dëgjesave të Cas, një prej notarëve më të fortë të të gjitha kohëve ishte deklaruar i pafajshëm, duke justifikuar faktin e provëzave të gjakut të shkatërruarra me cekic gjatë një kontrolli surprizë, në shtëpinë e tij, në 4 shtator 2018. Sun Yang, 28 vjecar, ka tani mundësinë e një ankimimi në Gjykatën federale në Zvicër për të shpresuar për pjesëmarrjen në Tokyo 2020, ku do të prezantohej si medalja e artë në fuqi në 100 metra stil i lirë.

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv ka konsideruar tre herë kampionin olimpik fajtor për refuzimin e bashkëpunimit me punonjësit e antidopingut. Në një seancë dëgjimore në nëntor, janë prezantuar prova se si një roje i sigurisë i instruktuar nga e ëma e Sun ka përdorur një cekic për të shkatërruar testet. Notari, një idhull në vendin e tij, kishte kërkuar në CAS një proces publik. Një audicion prej 10 orësh transmetuar në ëeb nga trupa gjykuese ka treguar se si Sun disa herë ka qenë evaziv gjatë pyetsorit, dëgjesë e penguar nga problem të rënda përkthimi mes kinezces e anglishtes.

Kundërshtarët e kanë marrë si një mashtrim për shkak dopingu në Olimpiadën e Rio de Janeiro në 2016, e dy atletë refuzuan të qendronin me të në podium në kampionatin botëror në 2019. Sun ka kryer një ndalesë prej 3 muajsh në 2014, vendosur nga autoritetet kineze pasi rezultoi pozitiv me një stimulant në atë kohë të ndaluar.

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI