Flash

Shkarkohet Duro: Gjici nuk duron më, pas ndeshjes së tretë pa fitore

Lapsi.al 29 February 2020
Shkarkohet Duro: Gjici nuk duron më, pas ndeshjes së tretë pa

Nuk ka humbur kohë klubi veri lindor të marrë vendimin, për largimin e trajnerit, menjëherë në përfundim të ndeshjes së përfunduar 2-2 në Niko Dovana, ku Blutë janë arritur në minutën e pestë shtesë. Tekniku në fakt ka qenë nën presion që pas humbjes me Tiranën, në sfidën direkte për vendin e parë, por pas ndeshjes së tretë radhazi pa fitore ka ardhur shkarkimi, që në justifikimin e klubit është kryer për shkak të mungesës së rezultateve.

Mbi teknikun ka peshuar gjithnjë konsiderimi se ka patur në dispozicion organikën më të kompletuar të kampionatit: "Fillimi jo i mirë i fazës së tretë dhe sidomos ndeshjet ndaj Bylisit, Tiranës dhe së fundmi ndaj Teutës, ka bërë që Duro të shkarkohet!” shkruhet në deklaratën zyrtare të Bluve. Në të treja ndeshjet fajtore, Kukësi ka qenë në avantazh deri në minutat e fundit, kur kanë ndodhur edhe barazimet në Ballsh e Durrës dhe përmbysja e Tiranës, me skuadrën e Duros me 10 lojtarë!

Të këshilluara

Zyrtare/ Nuk ka Juventus-Inter: luhet në maj

Dyer të mbyllura dukej si një vendim zyrtar, por Serie A bën hapa pas e vendos shtyrjen e e gjysmës së javës futbollistike. Juve-Inter e katër ndeshje të tjera ...

15:08

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI