Flash

Carabao Cup: Manchester City e Guardiola në festë: trofeu i tretë radhazi në Wembley

Lapsi.al 1 March 2020
Carabao Cup: Manchester City e Guardiola në festë: trofeu i tretë

Pep Guardiola e Manchester City ngrenë një tjetër titull nën qiellin e Wembley: bëhet fjalë për Carabao Cup, Kupën e Ligës angleze që të tretin vit radhazi shkon për Citizens. Finalja kundër Aston Villa përfundoi 2-1, me Aguero që shënoi avantazhin me një kthesë me të djathtën në të 20' e Rodri që dyfishoi me kokë në të 30'. Samata rihapi ndeshjen në të 41', por rezultati nuk ndryshoi më, pavarësisht shtyllës së Engels në fund.

Janë shtatë në histori e tre radhazi (këto të fundit të gjitha nën shenjën e Guardiola): Manchester City fiton përsëri Kupën e Ligës angleze dhe e bën në përfundim të një finale emocionuese në Wembley, me surprizuesit Aston Villa që e panë veten shpejt në disaavantazhin e dy golave, por që gjetën mënyrën për të frikësuar kampionët e Anglisë, që në fërshëllimën e trefishtë festuan jo vetëm për fitoren, por edhe për rrezikun që kaluan.

Villans dëshironin shumë të vazhdonin përrallën e tyre, pasi kishin eleminuar më parë Liverpool e Leicester City, por këtë herë befasisë i shkuan vetëm pranë me kupën që edhe këtë vit shkoi për Guardiolën e të tijtë.

https://www.youtube.com/watch?v=PM0BS0XHAyw

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI