Flash

Bulevardin e 2 marsit e mbushi Rama, jo Meta

Lapsi.al 2 March 2020
Bulevardin e 2 marsit e mbushi Rama, jo Meta

Bilanci i Ilir Metës në këtë 2 mars nuk mund të matet me numra. Sfida, e cila iu bë përpara kësaj të hëne, se sa njerëz do të mbledhë, se s’ka të çmendur që mund të dalin në bulevard për “Ilir floririn”, se askush nuk beson se njeriu me bllok në dorë, mund të bëhet garanti i librit të kushtetutës, tashmë mund të quhet e tejkaluar.

Ilir Meta tuboi në bulevard shumë më tepër njerëz se ka mbledhur ndonjëherë në këtë vend një kryetar shteti.

Ai grupoi rreth vetes një masë tepër më të madhe se sa sa mund t'i garantojë partia prej nga vjen dhe që e mbështet pa rezerva, LSI-ja.

Lexo më tej:

Tubimi i Metës, të gjithë në një gojë: "Jo neo-diktaturës"

Dhe e gjitha kjo e ka një shpjegim.

Ai duhet kërkuar në thirrjet e asaj mase të pafundme protestuesish, që teksa dëgjonin fjalimet e pjesmarrësve në mbrojtje të kushtetutës, brohorisnin në kor “Rama ik” apo “poshtë diktatura”.

Ai duhet gjetur në lajtmotivin e të gjithë oratorëve, që ndonëse vinin nga profesione, bindje dhe histori të ndryshme, i bashkoi së toku një fill i vetëm: në këtë vend duhet ndaluar instalimi i një regjimi.

Pra, manifestimi i 2 marsit, ndonëse kishte okelion e mbrojtjes së kushtetutës, ishte një protestë ndaj një njeriu të vetëm. Ai ishte një grumbullim që kishte në epiqendër Edi Ramën dhe sistemin autarkik që ai po ngre. Ai ishte mitingu më i çuditshëm në botë, ku të gjithë ishin bërë bashkë kundër atij, që askush nga oratorët nuk ia përmendi emrin.

Në këtë kuptim, konkluzioni që del nga ajo që shikuam në bulevard, nuk duhet parë si një sukses personal i presidentit. Mbi të gjitha, ai qe konfirmimi se ekziston në këtë vend një masë e madhe, në rritje progresive, që nuk pajtohet dot me pushtetin personal, kleptokratik dhe të kriminalizuar të Edi Ramës.

Ata sot i mblodhi Ilir Meta. Ata dje i mblidhte Lulzim Basha. Ata nesër mund t'i mbledhë pa surprizë edhe Nisma Thurrje apo Organizata Politike e Arlind Qorit. Sepse sado liderët të fshihen, të squllen, të shiten, populli që nuk e duron më këtë regjim, nuk mund të mbetet pa zë.

2 marsi shërbeu pikërisht për këtë. Për të kuptuar se regjimet sfidohen në rrugë dhe jo në tryeza. Se autokratët përballohen me forcë dhe jo me dialog. Se paqja kërkon burrëri dhe squlltësia nuk prodhon dot kurrë paqe.

Prandaj Ilir Meta, sot, nuk mund të mburret se populli opozitar doli në bulevard pro tij. Ai mjafton të gëzohet se pati intuitën dhe forcën për të interpretuar vullnetin e atyre që janë të gatshëm të rezistojnë.

©Lapsi.al

Të këshilluara

Shfaqja e Veliajt me paratë e Fushës

Erion Veliaj ka një devizë: sa më i trashë e banal të jetë mashtrimi, aq më përtace dhe të bezdisura i bën mendjet normale për të reaguar.   Njësoj si për da...

12:34

Ne, brezi i dorëzuar para së keqes

Para pak ditësh lexova një shkrim të Elona Casllit, që më mbeti gozhdë në mendje. Rasti e kishte sjellë që autorja të gjendej në sallë, ditën e diplomimit të st...

15:48

Koronavirusi fle në mushkritë e Rilindjes

Edhe mënyra se si sillen ndaj të papriturave të natyrës i veçon regjimet autoritariste nga ato demoktatike. Këtë dëshmon rasti i fundit i koronavirusit që rrezi...

14:19

Ku fshihet hilja e 1.15 miliardë eurove

Që kur ka përfunduar Konferenca e Donatorëve në Bruksel, që e joshi Shqipërinë me mirazhin e 1.15 miliardë eurove, një taborr mbështetësish të Edi Ramës po i bi...

15:09

Pyetja për të cilën Meta nuk ka përgjigje

Sapo është mbushur fiks një vit që nga koha kur opozita zgjodhi rrugën radikale për të cilën me sa duket tashmë është penduar, Ilir Meta ka dalë në një konferen...

15:38

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI