Flash

Vinicius zbulon vizitën: "Ronaldo erdhi në dhomat e zhveshjes në pushim". Miku i CR7 plas bombën, “do të kthehet”

Lapsi.al 2 March 2020
Vinicius zbulon vizitën: "Ronaldo erdhi në dhomat e zhveshjes

Në ditën e tij të lirë Cristiano Ronaldo ka fluturuar në Madrid me një avion privat për të asistuar si spektator në ndeshjen që më tepër i ka kondicionuar karrierën: El Clasico. Sulmuesi portugez është kthyer për herë të parë në Bernabeu që kur është veshur bardhezi e prezenca e tij nuk mund të kalonte pa vëmendje. Mjafton ta shihje të festonte golin e Vinicius, pasuesin e tij (që festoi pikërisht si ai), për të bërë gjithë Madridin të ëndërrojë.

Ka qenë pikërisht sulmuesi brazilian, që pas ndeshjes ka postuar në Instagram një imazh që e tregon duke festuar me shkrimin "Nosso idolo Cristiano" ("Idhulli ynë Cristiano") shoqëruar me një zemër që ka krijuar shpresë tek tifozët merengues për rikthimin e CR7: “Cristiano erdhi në dhomat e zhveshjes në pushim për të mbështetur skuadrën e të na japë mbështetjen morale. Ja përse festova si ai. Cristiano është një fitues brenda e jashtë fushës” ka zbuluar Vinicius për microfonët e Complesports, pas suksesit me Barça që i ngjiti në krye të Liga.

Por bombën e vërtetë e dha pak më vonë një mik i ngushtë i fenomenit portogez, gazetari spanjoll Edu Aguirre, prej vitesh pranë CR7: "Ajo që ka dëgjuar nga njerëzit Cristiano ka qenë e pabesueshme. Afeksioni një orë përpara nisjes së ndeshjes, kur mësuan se do të shkonte, ishte cmenduri. Për një moment Clasico kaloi në plan të dytë në krahasim me rikthimin e Cristianos në Bernabeu. Ai është madrilèn e jam i sigurtë se ka ndjerë dëshirën të kthehet tek Real, duke parë skuadrën e tij të mundë Barcelonën. Është i përqednruar tek Juventus, i lumtur tek Juve, do të jepte jetën të fitonte Champions me Juve, asgjë nuk e lëviz që aty, por të ardhmen askush nuk e di...".

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI