Flash

FA Cup/ Liverpool eleminohet nga Chelsea: humbja e tretë në katër ndeshje për Klopp

Lapsi.al 3 March 2020
FA Cup/ Liverpool eleminohet nga Chelsea: humbja e tretë në katër

Kishte pësuar vetëm dy humbje gjatë gjithë sezonit, në të gjitha kompeticionet, në gati 40 ndeshje, por Liverpool i pamposhtur është futur në një fazë shumë të cuditshme, që nëse nuk do të ishin shifrat e deritanishme do të quhej një mini krizë. Skuadra e Jurgen Klopp është eliminuar nga FA Cup, pas humbjes 2-0 kundër Chelsea, në 1/8 e finales të martën në Londër, duke pësuar humbjen e tretë në katër ndeshjet e fundit.

Një mundësi e humbur për ti shkuar deri në fund Kupës së Federatës, me Chelsea që shkon në cerekfinale të kompeticionit, por ajo që duhet të shqetësojë teknikun gjerman është seria e pazakontë e rezultateve negative, që nisi me humbjen në sfidën e vajtjes së 1/8 të finaleve të Champions kundër Atletico Madrid 1-0 dhe u pësua nga rrëzimi i zhurmshëm në kampionat përballë Watford 3-0. Willian dhe Ross Barkley shënuan dy golat e triumfit në Stamfrord Bridge për skuadrën e Frank Lampard. Brazilian siguroi avantazhin në minutën e 13, falë një gabimi skandaloz të Fabinhos, i cili ia pasoi vetë topin, ndërsa Barkley finalizoi një kundërsulm të shpejtë në minutën e 64.

https://vc.sporttube.com/video/2020/3/3/2n6CCCG.mp4

Skuadra e Klopp nuk goditi asnjëherë portën në pjesën e dytë dhe nëse eleminohet edhe nga Liga e Kampionëve, do të mbetet me vetëm një trofe në një sezon që për mënyrën si nisi premtonte një valangë trofesh për Reds.

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI