Flash

Lukaku pushton qytetin: "Mbreti i Milanos jam unë! Në luftë do merrja Brozovic"

Lapsi.al 3 March 2020
Lukaku pushton qytetin: "Mbreti i Milanos jam unë! Në luftë

Raporti mes Romelo Lukaku e tifozëve të Inter bëhet cdo ditë e më i ngushtë. E kështu, për ta bërë edhe më speciale këtë lidhje, sulmuesi belg vendosi ti përgjigjej pyetjeve të mbështetësve zikaltër në Instagram, duke zbuluar batura e episode kurioze mbi veten. Duke nisur nga shokët e skuadrës natyrisht. "Më i forti? Lautaro Martinez është një nga talentet më të mirë që kam parë - ka shpjeguar -. Më simpatikët? Ashley Young e Stefano Sensi. Brozovic? Nëse do të shkoja në luftë e të më duhej të merrja me vete dikë, do të zgjidhja atë. Personalitet i madh, shumë kualitet". "Mbreti i Milanos? Jam unë!", ka shtuar ai, duke publikuar foton e festimit pas golit në derbi.

"Jam i lumtur që luaj për Inter", ka rrëfyer Lukaku për tifozët, duke vecuar golin në San Siro kundër Genoa si të preferuarin e tij me fanellën zikaltër. Në "dialogun" social me tifozët, sulmuesi belg ka shpjeguar gjithashtu se mes momenteve kyce të karrierës së tij është sigurisht "goli i realizuar në Belgjikë-Portugali me asist të vëllait Jordan".

Edhe pse idhuj e tij janë Drogba e Anelka, mes lojtarëve të mëdhenj me të cilët do të kishte dashur të luante, Romelu zgjedh Thierry Henry. Ndër mbrojtësit me të cilët është përballur, ish-sulmuesi i Manchester United zgjedh Vertonghen si më të fortin.

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI