Flash

Superiore, rekord shkarkimesh: fluturon një pankinë në çdo dy javë

Lapsi.al 3 March 2020
Superiore, rekord shkarkimesh: fluturon një pankinë në çdo

Ajo e Shpëtim Duros është pankina e 12 që hidhet në erë në Superiore në këtë sezon, më saktë në vetëm 24 javë, praktikisht një pankinë për cdo dy javë e përllogaritur në një mesatare, edhe pse natyrisht gjërat kanë shkuar ndryshe gjatë kampionatit. Ardhja e Orges Shehit e con pikërisht në 22 numrin e trajnerëve që kanë drejtuar në elitën e futbollit në këtë sezon, deri tani, sepse ka ende edhe 12 javë deri në fund e gjithcka mund të ndodhë.

Vetëm tre skuadra kanë mbatur të palëkundura deri tani e paradoksalisht tre nga ato skuadra që mendoheshin se do ta kishin sezonin të vështirë. Dy të ardhurit nga Kategoria e Parë: Bylis e Vllaznia dhe Skënderbeu që, përvec fushës, duhet të shqetësohet edhe për cështje që dalin përtej. Rekordmeni i lëvizjeve në drejtimin teknik të skuadrës është Luftëtari, ku pesë trajnerë kanë provuar shanset e tyre, për të bërë dicka që në fakt kuptohet qartë se nuk mund të bëhet. Tre trajnerë ka provuar edhe Flamurtari dhe të cudit fakti se, bashkë me gjirokastritët, janë skuadrat që e kanë mësuar verdiktin e sezonit që në përfundim të fazës së dytë. E megjithtë pankinat janë hedhur në erë...në mënyrë të pakuptimtë, me situata që vetëm sa shton detyrimin financiar të klubit.

SKUADRA                  ISH-TRAJNERË                                        AKTUAL

Tirana                         Ardian Mema, Julian Ahmataj                Emanuel Egbo

Kukësi                         Shpëtim Duro                                             Orges Shehi

Laçi                              Sulejman Starova                                      Armando Cungu

Partizani                     Franco Lerda                                              Adolfo Sormani

Teuta                           Bledi Shkëmbi                                            Edi Martini

Bylis                                                                                                   Veljko Dovedan

Skënderbeu                                                                                      Ilir Daja

Vllaznia                                                                                             Mirsad Jonuz

Luftëtari                      Klevis Dalipi, Klodian Duro,                   Neritan Novi

Nikolin Çoçlli, Jorgos Marantas

Flamurtari                  Dritan Sadedini, Luan Birce                   Marcelo Troisi

Katër klube kanë provuar të shkundin sezonin e tyre, me nga një manovër teknike e sa për tu kuptuar janë Partizani, Kukësi, Teuta e Laci, katër simotrat e luftës europiane, ndërsa Tirana mund të vendosë një precedent të ri në futbollin shqiptar: bardheblutë janë në krye të kampionatit me 4 pikë diferencë nga vendi i dytë dhe nëse fiton kampionatin do të jetë skuadra e parë që shpallet kampion, në një sezon ku janë ndërruar tre trajnerë, situatë që normalisht tregon se gjërat nuk kanë funksionuar brenda dhomave të zhveshjes... por jo në këtë kampionat...

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI