Flash

“Teuta për tre pikë edhe Partizani për tre pikë, por nuk fitohet me plan”: Hoxha sheh dy rrugë për Europën

Lapsi.al 3 March 2020
“Teuta për tre pikë edhe Partizani për tre pikë, por

36 pikë për Teutën, momentalisht në vendin e 5, dy distanca larg të kuqve dhe Lacit të vendit të tretë, nuk mjaftojnë për të përligjur objektivin Europë. Ndaj kundër Partizanit kërkohet një fitore, ose të paktën të mos dalë me humbje. Precedentët janë në favor të durrsakëve, që në fazën e parë kanë barazuar 1-1 në kryeqytet, ndërsa në Niko Dovana kanë dalë fitues në të dytën: “Është një ndeshje në të cilën do të fitojë kush do të gabojë më pak – vlerësoi Rustem Hoxha, qendërmbrojtësi i Teutës -. Partizani futet për tre pikë, ne për tre pikë, kështu që duhet parë si do shkojnë gjërat, nuk fitohet se e ke në plan, por se luan mirë”.

Një vend në Europë është misioni që skuadra e Martinit kërkon të arrijë dhe ka dy rrugë për tia dale: “Nuk e luajmë sezonin në këtë ndeshje – tha mbrojtësi -, sepse për të arritur objektivin Europë kemi dy rrugë, përmes kampionatit e Kupës së Shqipërisë. Kjo duhet të na lërë të qetë, ose të paktën më të qetë se kundërshtari”.

Barazimi i arritur në fund kundër Kukësit i ka ngjarë me një fitore Teutës, për mënyrën si shkoi loja, edhe pse në bazë performancë do të kishte dashur të merrnin më shumë se një pikë. Por nuk ka kohë për të humbur me keqardhje, sepse mesjava i sjell tashmë durrsakëve një përplasje direkte për Europën, atë kundër Partizanit.

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI