Flash

Commisso mesazh prekës për Astorin: "Do ta kujtojmë gjithnjë kapitenin tonë"

Lapsi.al 4 March 2020
Commisso mesazh prekës për Astorin: "Do ta kujtojmë
"Në këtë ditë do të kujtojmë Davide Astori, kapitenin tonë. Nuk kam patur fatin ta njihja këtë djalosh, por të gjithë që më kanë folur për të kanë zgjedhur gjithnjë fjalët më të jashtëzakonshme për ta përshkruar. Sot mendimi im shkon për familjen e tij, të dashurit e zemrës, shokët e skuadrës, miqtë e tij, tifozët e të gjithë ata që kanë qarë e janë ngashëryer për humbjen tragjike të Davide. Familja Viola do ta kujtojë gjithnjë Kapitenin e saj". Eshtë ky mesazhi i presidentit të Fiorentinës Rocco Commisso për kapitenin e paharrueshëm viola në ditën e përvjetorit të dytë të ndarjes nga jeta. Kapiteni i Fiorentinës, Davide Astori u nda nga jeta në mënyrë të papritur. Ai u gjet pa jetë në hotelin La Di More’, në qytetin e Udines, aty ku ishte grumbulluar së bashku me skuadrën për të luajtur në stadiumin “Dacia Arena”. Davide Astori, baba i një vajze 2-vjeçare, u rrit në skuadrat e moshave të Milanit, por në karrierën e tij ka luajtur për 6 vjet me Kaljarin dhe një sezon me Romën, përpara se të kalonte tek Fiorentina.

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI