Flash

Hetimi nuk e tremb Zhang: "Me kalendarin nuk luhet, shëndeti e siguria para të gjithash"

Lapsi.al 4 March 2020
Hetimi nuk e tremb Zhang: "Me kalendarin nuk luhet, shëndeti e siguria

"Shëndeti e siguria publike para së gjithash". Koncepti shprehet disa herë e presidenti i Inter Steven Zhang nuk bën hapa pas: hapja e një hetimi nga ana e Prokurës së Figc pas sulmit të ashpër të numrit 1 zikaltër në Instagram, ndaj presidentit të Lega Calcio Paolo Dal Pino nuk e ndal dhe as e dekurajon. "Doja të dëgjohej fort zëri im", ka shpjeguar Zhang në një intervistë ekskluzive për 'Gazzetta dello Sport'.

Gjithë kjo që po ndodh nuk është një lojë e nuk është një shaka. Steven Zhang kërkon të transferojë në Itali, eksperiencën e jetuar me koronavirus në Kinë, "E ndjej shumë këtë temë e rreziqet e saj". E kjo është edhe arsyeja e toneve të ndezura në mesazhin e një dite më parë në Instagram: "Nuk mund të luash me kalendarin e të rrezikosh që personat të grumbullohen në një stadium duke vënë në rrezik të vazhdueshëm sigurinë dhe shëndetin”. Mesazhi është gjithnjë ai: shëndeti e siguria para së gjithash: duhet të tregohemi shumë të kujdesshëm e të marrim të gjitha masat e rastit, por... "Mendoj se dikush nuk e bën ose dikush tjetër nuk është duke e bërë...". Asnjë aludim për Dal Pino e Lega Calcio. Asnjë shfryrje inati, por një britmë alarmi.

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI