Flash

F1, Red Bull nuk ndalet në sulmin e rebelëve: "FIA e korruptuar si FIFA"

Lapsi.al 6 March 2020
F1, Red Bull nuk ndalet në sulmin e rebelëve: "FIA e korruptuar

Nuk qetësohen gjakrat në Formula 1 që, në pritje të startit të sezonit në javën e ardhshme, sheh skuderitë në revoltë kundër FIA e Ferrari për cështjen poëer unit. Pavarësisht replikës së Federatës Ndërkombëtare të Automobilizmit ndaj komunikatës së shtatë skuderive të udhëhequra nga Mercedes, konsulenti i Red Bull Helmut Marko ka thelluar sulmin, duke e krahasuar FIA me FIFA për skandalin e korrupsionit në 2015-2016.

I intervistuar nga "Munchner Merkur", Marko ka drejtuar edhe njëherë gishtin kundër FIA e Ferrarit, mbi të cilët kanë hedhur akuzat shtatë skuderitë rebele (Mercedes, McLaren, Racing Point, Red Bull, Renault, Scuderia AlphaTauri e Ëilliams). "E gjithë kjo situatë ka arritur përmasa të krahasueshme me atë që ndodhi në FIFA e mes FIA e FIFA ka vetëm një gërmë diferencë" ka thënë konsulenti i Red Bull. Në rastin e cituar nga Marko u përfshinë atëherë presidenti i FIFA e UEFA Joseph Blatter e Michael Platini, që u gjykuan fajtorë për thyerjen e kodit të etikës së Federatës. Situata që po krijohet në F1, sipas konsulentit të Red Bull, është një "vetëvrasje politike nga ana e Jean Todt".

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI