Flash

Idea tendencioze e Uefa: një Champions League verore për të kundërshtuar Botërorin e ri për Klube

Lapsi.al 6 March 2020
Idea tendencioze e Uefa: një Champions League verore për të

Botërori i ri për Klube që do të nisë në verën e 2021 shkakton reagimin e 'Uefa-s që, për të kontrastuar eventin e ri të Fifa-s, po mendon të krojojë një lloj Champions League verore, duke e menduar si një përmirësim të International Champions Cup që nga 2013 propozon në verë një seri miqësoresh prestigjioze mes skuadrave europiane. Për momentin është vetëm një ide, edhe pse është prezantuar ndërkohë nga disa klube të Premier League.

Sipas asaj që bën të ditur Daily Mail, Uefa dëshiron ti përgjigjet Fifa duke patur në mendje disa pika kyce: pjesëmarrje me ftesë ose në bazë të klasifikimeve të kampionatet respektive europiane (natyrisht pa ata që marrin pjesë në Botërorin e Klubeve); fillimisht ndeshjet do të luhen në SHBA, por nuk ka asnjë përjashtim të Azisë për të ardhmen; një fazë e parë grupesh me tre skuadra e pastaj me eleminim direkt; impenjimin e skuadrave për formacionin më të mirë; nisja në 2021 me akordin fillestar për 8 vite të garantuara.

Një skenar që për momentin i ka lënë të ftohtë klubet, të paktën duke dëgjuar fjalët e Andrea Agnelli, presidenti i ECA: "E ashtuquajtura 'Summer Champions League' nuk ekziston, për momentin klubet duan të verifikojnë nëse ICC mund të jetë përmirësuar".

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI