Flash

Juventus, në Angli janë të sigurtë: gati 8 milionë në sezon për Zidane

Lapsi.al 6 March 2020
Juventus, në Angli janë të sigurtë: gati 8 milionë

Nuk është vetëm Pep Guardiola në ëndërrat e Andrea Agnelli. Presidenti i Juventus studion goditjen e madhe për pankinën e të gjithë të dhënat e fundit të cojnë tek Zinedine Zidane. Ai që dikur me lojërat e tij i bëri tifozët bardhezinj të dashuroheshin nga 1996 në 2001, ka raporte të shkëlqyera me numrin 1 të klubit e, sipas Daily Mail, është gati të lërë Real Madrid në verë për tu kthyer në Torino, këtë herë si trajner. Për francezin një pagesë speciale prej 8 milionë euro në sezon.

Kontrata e Zizou me Blancos përfundon në 2022, por në ditët e kaluara janë shtuar zërat për një lamtumirë të parakohshme. Raporti mes teknikut francez e disa senatorëve nuk është më idilik si në kohët e tre Champions radhazi e Florentino Perez ka hedhur sinjale të qarta nga Mauricio Pochettino, aktualisht pa skuadër pas eksperiencës tek Tottenham. Sipas asaj që bëjnë të ditur në Angli, ajo që entuziazmon edhe më shumë Juventus është fakti që, nëse Zidane duhet të largohet nga Madrid, do ta bëjë përmes një zgjedhje konsensuale të kontratës, kështu që klubi bardhezi nuk do të jetë i detyruar të paguajë asgjë tek Real.

Raporti mes Agnelli e Zidane është shumë i mirë e francezi nuk e ka fshehur kurrë dashurinë për Italinë e për Torinon, qyteti që e afirmoi mes të mëdhenjve në fund të viteve '90. Këtyre i shtohet natyrisht Cristiano Ronaldo, që do ta priste krahëhapur...

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI