Flash

Tragjedi në ndeshjen e parë të sezonit: vdesin në aksident 9 futbollistë, mes tyre vëllai i lojtarit të Liverpool

Lapsi.al 6 March 2020
Tragjedi në ndeshjen e parë të sezonit: vdesin në aksident 9
Një aksident i tmerrshëm rrugor i ka kushtuar jetën 9 lojtarëve të Etoile du Guinee, skuadra e kategorisë së dytë në Guinea. Kanë mbetur gjithashtu 18 të plagosur, disa në gjendje të rëndë, e mes lojtarëve të vdekur është edhe Almamy Keita, i vëllai i mesfushorit të Liverpool Naby. Aksidenti ka ndodhur të enjten në Timbo, lokalitet pranë Mamou, një qytet rreth 250 kilometra nga kryeqyteti Conakry nga ku vinte Etoile du Guinee, që duhet të luante një ndeshje në Kankan kundër Karfamoriyah, një qytet larg edhe 400 kilometra të tjerë nga vendi i aksidentit. Në autobus ishin 27 persona, 22 lojtarë, 4 persona të stafit të skuadrës e shoferi. Për skuadrën e vëllait të Keita ishte ndeshja e parë e sezonit. “Ishim në një dishezë kur frenat e autobusit u këputën papritur. ishin tre kthesa, shoferi arriti në një farë mënyrë të kalonte dy të parat, por në të tretën nuk mund të bënte asgjë, humbi kontrollin e mjetit dhe u përplas me një pemë”, ka rrëfyer trajneri i skuadrës i mbijetuar.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by Naby Deco Keita (@keitanabydeco) on

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI