Flash

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Video/ Simeone kursen lojtarët, por humb vendin e tretë: kundër Sevilla përfundon 2-2

Lapsi.al 7 March 2020
Video/ Simeone kursen lojtarët, por humb vendin e tretë: kundër

Ndeshje e luftuar në Wanda Metropolitano, që përfundon pa fitues mes dy skuadrave që pavarësisht kualitetit nuk arrijnë dot të kundërshtojnë supremacinë e Real Madrid e Barcelonës. E nisi mirë ndeshjen skuadra e Simeones, por pastaj u rrit gjatë minutave Sevilla: në të 16 skuadra e Lopetegui ka dy mundësi (Ocampos e Suso), ndërsa ajo Colchoneros vetëm një me Morata.

Duke shfrytëzuar momentin e mirë të Sevilla, në të 19 është de Jong që zhbllokoi rezultatin: Jordan shërbeu për sulmuesin që u harrua nga Savic e pastaj hollandezi nuk gaboi përballë Oblak. Atletico nuk dorëzohet e tentoi të reagojë me Saul nga goditja e dënimit, por duhet një penallti për ta kthyer në lojë. Në të 27' Diego Carlos preku topin me dorë dhe Var sinjalizoi 11 metërsh, të cilin Morata nuk mund ta conte dëm, duke mundur Vaclik.

Nis e gjitha nga fillimi, por këtë herë kanë dominancë të besuarit e Simeones, që kërkojnë dhe e arrijnë avantazhin në të 36' me Joao Felix: Koke rekuperoi topin dhe pasoi për portugezin, që mposhti me të majtën portierin, falë edhe devijimit të Koundé.

Ndeshja është me ritëm dhe Sevilla barazon në të 39' kur Trippier e preku topin me dorë dhe Var vendosi penalltinë për andaluzianët. Përsipër e mori Ocampos, që shmangu Oblak me një të djathtë të pakapshme, që fiksoi shifrat 2-2. Turnoveri për ndeshjen e kthimit të 1/8 të finaleve të Champions kundër Liverpool i kushton Simeone vendin e tretë.

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI