Flash

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Video/ Gafa e Stazhillës çon Tiranën drejt titullit: "Ka edhe 10 ndeshje për t’u luajtur"

Lapsi.al 8 March 2020
Video/ Gafa e Stazhillës çon Tiranën drejt titullit: "Ka

Tirana shkon në të 14 pa humbje, duke rrëmbyer fitoren e 13 e njëkohësisht duke fundosur një kundërshtar të rrezikshëm si Laci. Pasi nxorri jashtë loje Partizanin e kurbinasit, tani për bardheblutë kundërshtar për titullin mbetet vetëm Kukësi, gjithnjë nëse Blutë do të dinë të fitojnë nesër në Korcë. Deri atëherë kryeqytetasit mund ti gëzohen 9 pikëve avantazh nga ndjekësi më i afërt.

E të mendosh që deri në minutën e 73 ekipi i Cungut mbajti mirë fushën dhe shfaqi personalitet në fushë, duke e kapur shpesh herë edhe të pavendosur mirë skuadrën vendëse. Takimin e vendosi një episod, kur në korsimin e Dokës, portieri Stazhilla doli në mënyrë katastrofale i duke i dhënë mundësinë Ngo'o të shënojë golin vendimtar. "Ka edhe 10 ndeshje për t’u luajtur - u shpreh Emanuel Egbo pas ndeshjes -. Të vazhdojmë me ndeshjet një e nga një. Shohim punën tonë. Do të bëjmë në fund llogaritë tona".

Pa Nwabueze nuk ka qenë e lehtë për kurbinasit të imponohen në Air Albania, edhe pse Greca bëri mirë në detyrat e dhëna nga Cungu. Ajo që në fakt po bën diferencën në Superiore deri tani është kapaciteti i Tiranës për të shtuar ritmin në fraksionin e fundit të lojës. Skuadra e Egbo është vdekjeprurëse në 10 minutat e fundit me 6 ndeshje në 12 të luajtura në kampionat të vendosura pikërisht atëherë. Por nuk është vetëm kaq, sepse Tirana e 45 minutave të dyta është ajo që duhet patur frikë. 16 në 25 gola të realizuar në total në kampionat nga skuadra e Egbo janë shënuar në 45 minutat e dyta, duke treguar forcën fizike e kualitative të një skuadre, që tani është vështirë të ndalet, sidomos nëse gjërat lihen hapur në pjesën e dytë.

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI