Flash

Champions League, tjetër ndeshje pa tifozë: "Barça-Napoli duhet të luhet me dyer të mbyllura"

Lapsi.al 9 March 2020
Champions League, tjetër ndeshje pa tifozë: "Barça-Napoli

Edhe Barcellona-Napoli e 18 marsit, ndeshja e kthimit e 1/8 të Champions League, mund të luhet me dyer të mbyllura për shkak të emergjencës Koronavirus. Pak ditë më parë, ministri i Shëndetit spanjoll Salvador Illa e largoi këtë hipotezë, për sa kohë tifozët napoletanë nuk do të vinin nga zonat e rrezikshme, por 'Generalità' në Katalonjë, përmes sekretarit të përgjithshëm të sportit Gerard Figueras, ka bërë të ditur sot se "kjo hipotezë ekziston, kujdesi rekomandon që ndeshjet të luhen me dyer të mbyllura". Një vendim që duhet të merret brenda të martës në 10 mars.

"Asgjë nuk është vendosur ende - ka theksuar Figueras për Catalunya Radio - Duhet të flasim me Barcelonën, mes të hënës 9 e të martës 10 do të mbahet një mbledhje apostafat. Në sport duhet të provojmë të jemi sa më rigorozë të mundemi me aplikacionet e protokollit e të rekomandimeve sanitare, edhe pse kjo sjell pasoja sportive e ekonomike".

Emergjenca sanitare e masat për kontrollin e Covid-19 vazhdojnë të kondicionojnë edhe futbollin europian e jo vetëm për ndeshjet që përfshijnë skuadrat italiane (është vendosur mbyllja e Mestalla për Valencia-Atalanta). Nga Prefektura e Policia parisiene ka mbërritur zyrtarizimi për zhvillimin me dyer të mbyllura edhe e PSG-Borussia Dortmund, pas limitimit të eventeve publike të vendosura nga Qeveria franceze.

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI