Flash

Koronavirus lë Italinë pa sport: "Stop të gjithë sporteve deri në 3 prill"

Lapsi.al 9 March 2020
Koronavirus lë Italinë pa sport: "Stop të gjithë

Stop të gjithë sportit italian deri në 3 prill, por më parë duhet një dekret i posacëm nga presidenca e këshillit: është ky vendimi i Coni, komiteti olimik italian e federatave mbi emergjencën Koronavirus. Malagò e presidentët federalë, kanë 'pezulluar të gjithë aktivitetet sportive të cdo niveli" por kanë kërkuar edhe "nga Qeveria të nxjerrë një dekret 'DPCM' që të mund të kalojë atë aktual në nivel vlefshmërie'".

Krerët e sportit italian kanë vendosur të "kërkojnë nga Rajonet, në respekt të autonomisë kushtetuese, të njehësojnë" urdhëresat e vecanta të vendimeve të qeverisë. Ekzekutivit, sporti italian i kërkon të "përfshijë edhe sektorin e sportit, si profesionist ashtu dhe diletant, në planin e njoftuar të mbështetjes ekonomike" për të kompensuar "shqetësimet dhe emergjencat që sporti italian ka përballuar deri tani me përgjegjësi e ndjenjë detyre".

Malagò është deleguar të informojë kryeministrin Giuseppe Conte e ministrin e sportit, Vincenzo Spadafora, mbi atë që prodhoi takimi. Coni thekson për më tepër se "kompeticionet me karakter ndërkombëtar, si për klube ashtu dhe për kombëtare" nuk futen në "disponibilitetin e tij juridik kështu që nuk mund të preken nga vendimet" e marra sot.

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI