Flash

Lotito e Tare parandjejnë mashtrimin: "Presidenti nuk do mashtrohet nga ministra demagogë"

Lapsi.al 9 March 2020
Lotito e Tare parandjejnë mashtrimin: "Presidenti nuk do mashtrohet

Kundër ndalimit të kampionatit për emergjencën Koronavirus pozicionohet Arturo Diaconale, përgjegjësi i komunikimit i Lazio. Bardhekaltrit i frikësohen një dorëzimi titulli pa përfunduar gara plotësisht, gjë që në këtë moment do të ishte e favorshme për Juventus, me një pikë më shumë në renditje: "Sigurisht janë dy qartësi: nga njëra anë vullneti i shoqërisë, skuadrës e të gjithë tifozëve të pretendojnë rregullsinë e turneut, duke u lutur të mos përsëritet 1915 (kur titulli iu dorëzua në tavolinë Genoas pas ndalimit të kampionatit për shkak të luftës). Përkundrazi, të luftohet deri në fund për të bërë të mundur që në 2020 të mund të festojmë jo një por dy tituj: atë antik e atë të tashmen - ka shkruar Diaconale në faqen e tij personale të Facebook - Nga ana tjetër është ndërgjegjësimi se nuk do të jetë e lehtë të mashtrohet presidenti Claudio Lotito nga ana e ministrave demagogë e drejtuesve të papërgjegjshëm që nuk kuptojnë si të ndalojnë kampionatin, gjë që do të thoshte prishje e kontratave të të drejtave televizive e dënim me falimentim të pjesës më të madhe të shoqërive futbollistike italiane"

Diaconale, për mikrofonët e Radio Punto Nuovo, ka rritur dozat e sulmit: "Duan të ndalojnë futbollin për motive politike. Të gjesh një futbollist pozitiv nuk duhet të ndalojë sistemin. Ka patur shtyrje për interesa të ndryshme. Lotito është një garanci për tifozët e Lazio, do të mbrojë interesat e shoqërisë. Tommasi? U zgjua i tronditur e donte të ndalonte të luhej edhe Juventus-Inter sepse ishin interesa të tjerë, që ajo ndeshje të mund të shtyhej e kushedi si do të përfundonte, por nuk dua të shkoj më larg".

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI