Flash

Skandali/ Basha denoncon maskat e skaduara në 2011 që qeveria u shpërndau spitaleve

Lapsi.al 10 March 2020
Skandali/ Basha denoncon maskat e skaduara në 2011 që qeveria u
Lulzim Basha ka denoncuar atë që ai e ka quajtur kronikën e një dështimi të paralajmëruar për masat që ka marrë qeveria për mbrojtjen nga koronavirusi. Ai ka zbuluar vetë në një konferencë speciale shtypi kutinë e maskës së skaduar në vitin 2011 që u është dhënë mjekëve në spitalin e Kamzës. Ai madje ka treguar edhe atë që është më e rënda dhe që flet për një një krim të kryer me dashje, për të cilën kreu i PD-së ka kërkuar ndërhyrjen e menjëhershme të prokurorisë: Vendosjen mbi datan origjinale të sakdencës një pullë fallco skadence që shënon vitin 2020.

Shikoni këtu fotot e skandalit/ Data reale e maskave te skaduara kunder koronavirusit

Ndonëse nuk dihet se sa i përhapur është fenomeni i shpërndarjes së maskave të skaduara, flitet per 1.2 milione - dhe PD, nuk ka dhënë asnjë të dhënë për këtë-, Basha ka folur gjithashtu për një papërgatitje të madhe të qeverisë, ndonëse vetë kreu i PD paralajmëroi dy javë më parë se duheshin marrë masa të rrepta. Ai ka përmendur faktin se vendi nuk ka sot më shumë se 120 shtretër për të përballuar ata tek të cilët koronavirusi shfaq komplikacione gjë që do të ishte e pamjaftueshme nëse epidemia merr përmasa të mëdha. Ai ka kujtuar gjithashtu se vetëm dje kabineti Rama miratoi fondin shtesë për kthimin në karantinë të kovalishencës ushtarake në Durrës, ndonëse dihej prej javësh që rrezikun e kishim tek dera. Pa thënë nëse denoncimi ështe apo jo i vërtetë Edi Rama u përgjigj menjehere në Twitter: "Ka vetëm një palë maska të dëmshme në Shqipëri: Maskat e atyre që dhe kur ky vend lufton me jetën nën gërmadhat e tërmetit apo me një virus kërcënues për planetin, s’ndalen së kërkuari pushtet me shpifje, sherr, rrëmujë! Po përsëri Shqipëria do t’ia dalë sepse shqiptarët s’janë vetëm"! ©Lapsi.al https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/201040674640360/  

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI