Flash

Titull me playoff, ose pa shpallje kampion: hipotezat e Serie A pas ndalesës deri në 3 prill

Lapsi.al 10 March 2020
Titull me playoff, ose pa shpallje kampion: hipotezat e Serie A pas

Emergjenca koronavirus ka ndaluar sportin të paktën deri në 3 prill, por cfarë do të ndodhë më pas? Të hipotezosh skenarët e të ardhmes së futbollit në Itali nuk është punë aq e thjeshtë, duke qenë se përpara është edhe Euro 2020: nëse gjithcka shkon mirë në dy tre javët e ardhshme, futbolli do të rinisë e të gjithë ndeshjet do të shtyhen: kështu, kampionati do të përfundonte në qershor, futbollistët do të shkonin me pushime për tu kthyer pas 20 ditësh për të luajtur Europianin që do të zhvillohet në gusht në këtë rast e sezoni i ti do të nisë nga mesi i shtatorit.

Një skenar që do të shtynte edhe fillimin e Nations League, por që sigurisht është një skenar që do të varet nga situata e virusit dhe mënyrën si qytetarët e përballojnë. Për fatet e Serie A janë duke u studiuar "katër hipoteza", aktualisht në fazën embrionale: në rast të rikthimit në normalitet pas 3 prillit "shpresa është të rikuperohen ndeshjet e kampionatit përtej 24 majit". Alternativa është ajo e playoff: "Èshtë një mundësi". E ka bërë të ditur presidenti i lega pro Francesco Ghirelli në përfundim të këshillit të jashtëzakonshëm të Figc mbi emergjencën Coronavirus që ka vendosur ndalimin e kampionateve sipas direktivës së Kryeministrit Conte.

Në rast të një ndalese të mëtejshme të kampionatit diktuar nga emergjenca, alternativat do të ishin ajo e mosdorëzimit ose dorëzimit të titullit në bazë të klasifikimit të sotëm. Shumë do të varet nga vendimi i Uefa mbi një shtyrje të mundshme të Europianit në 2021.

Kjo është edhe hipoteza mbi të cilën po punon Federata Italiane e federatat e tjera europiane. Në cdo rast, saktëson Ghirelli: "Cdo vendim do të merret nga ligat individuale (A, B e C) brenda 23 marsit, data e mbledhjes së ardhshme të këshillit federal".

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI