Flash

Koronavirus 'pushton' Europa League: nuk do të luhen Inter-Getafe e Sevilla-Roma

Lapsi.al 11 March 2020
Koronavirus 'pushton' Europa League: nuk do të luhen Inter-Getafe
Në mergjencë të plotë për koronavirus, Uefa ka marrë një vendim: Inter-Getafe e Sevilla-Roma, dy ndeshjet e kthimit të 1/8 të finaleve të Europa League që përbëjnë kryqëzimin e dyfishtë Itali-Spankë, nuk do të luhen. Nuk janë bërë të ditura datat e rikuperimit të mundshëm (Uefa nuk ka dashur të zbilancohet duke shkruar "informacione të mëtejshme do të komunikohen në një kohë të dytë"). Zikaltrit do të prisnin madrilenët në San Siro, natyrisht me duar të mbyllura, por presidenti Angel Torres kishte njoftuar se Getafe nuk do të shkonte në Milano, edhe nëse do ti duhej të eleminohej. Verdhekuqtë, ndërkohë, kishin njoftuar se nuk do të niseshin për në Sevilla pasdite, të bllokuar nga autoritetet lokale e ndërkohë janë stërvitur në Trigoria në një klima surreale. Inter është përballur me refuzimin e Getafe për të udhëtuar drejt Italisë: "I kemi kërkuar Uefa-s të gjejë një alternativë për Milanon. Nuk do të shkojmë në Itali të luajmë kundër Inter - është pozicionimi i ashpër i numrit 1 të klubit spanjoll - Unë nuk kërkoj leje të vecantë për të mos vënë në rrezik shëndetin e skuadrës sime. Lejet speciale kërkohen për cështje urgjente e një ndeshje futbolli nuk i korrespeondon asnjë urgjence, mund të shtyhet ose spostohet diku tjetër. Nuk ka asnjë kuptim. Futbolli është i rëndësishëm, por jo para shëndetit. Qeveria ndalon ardhjen e avionëve nga Italia, Qeveria italiane ka ndërprerë Serie A e unë duhet të futem në zjarr?".

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI