Flash

Pikiata e Partizanit e Kukësit ka një shpjegim: shifrat flasin kundër tyre

Lapsi.al 11 March 2020
Pikiata e Partizanit e Kukësit ka një shpjegim: shifrat flasin

Titulli duhet të kishte dy kandidatë të fortë deri në fund, në mos më të fortët në letër ishin pikërisht ata. Por pas 26 javësh renditja flet ndryshe, me dy pretendentët e projektuar, Kukësin e Partizanin, që janë respektivisht 9 dhe 15 pikë larg Tiranës kryesuese.

Blutë kanë rënë nga shiu në breshër për nga rezultatet me ndryshimin në pankinë. Shehi jo vetëm ka marrë një pikë në dy ndeshje, por nuk ka mundur të kurojë as defektin më të shpërfaqur të skuadrës, individualitetin. Kukësi performon në bazë lojtarësh dhe nuk arrin kurrë ta bëjë si skuadër, duke reflekuar edhe në pikët e lëna, në rikuperimet e pësuara apo në rastet e shpenzuara, aq më tepër që në Korcë nuk kishte as golashënuesin kryesor Vasil Shkurtajn. Tani, titullin në Kukës mund të vazhdojnë ta artikulojnë, madje edhe të pranojnë sfidën e presidentit për trofe, por rrëzimi i pretendimeve në këtë sezon është i dukshëm, ashtu si pesë javët pa fitore.

Më keq akoma për Partizanin e Sormanit që 15 pikë distancë nga kreu nuk e kishte imagjinuar as në makthin më të keq. Kampionët në fuqi pësojnë në Shkodër humbjen e tretë radhazi dhe të katërtën pa fitore, duke vënë në diskutim edhe prezencën në Europë sezonin e ardhshëm, sepse për trofe gjërat janë mbyllur me kohë. Skuadra që duhet të dominonte me prepotencë kampionatin, në bazë edhe të investimeve të bëra, po rezulton një formacion pa forcë, që i mungon cinizmi, i mungon finalizimi. Të kuqtë nuk shfrytëzojnë rastet që krijojnë dhe kjo nuk është sindromë që e kanë me Sormanin. Askush nga sulmuesit nuk bën golashënuesin duke përfunduar pas 26 javësh me shënuesin më të mirë me 5 gola që është Cinari e Melo. Aspak shifra të një sulmuesi të një skuadre që duhet të shpallet kampion e rënia e të kuqve nisi me shumë mundësi pikërisht këtu…

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI