Flash

Rama shpall 3 ditë shtetrrethim. Ndalohet lëvizja e veturave private

Lapsi.al 11 March 2020
Rama shpall 3 ditë shtetrrethim. Ndalohet lëvizja e veturave private
Shtimi i rasteve të të infektuarve (23 te infektuar) dhe shënimi i viktimës së parë nga koronavirusi në Durrës, ka bërë që sot të kemi një valë të re masash. më drastikja prej tyre është pezullimi i udhëtimit edhe me vetura private në të gjithë teritorin e Tiranës he dursit duke filluar që nga mëngjesi i së premtes. Do të lejohen ta bëjnë këtë vetëm ata që janë paisur më parë me leje në Drejtorit e policive dhe që duhet të lëvizin patjetër për transportin e mallrave dhe ilaçeve. Edhe personat që duhet të udhëtojnë drejt aeroportit të Rinasit duhet ti tregojnë kontrolleve të policisë biletat e udhëtimit. Po ashtu e premtja kur fillon shtetrrethimi do të jetë pushim për gjithë administratën. Pas mbylljes së kufijve ajrorë dhe detarë me fqinjin tonë qeveria ka lajmëruar dje edhe shtëngesa të reja pë rata që kanë ardhur jo vetëm nga Italia por edhe nga Greqia në dy javët e fundit.“Do dalë në rrugë një formacion i perbashket i policise së shtetit e asaj ushtarake që do të organizojnë postblloqe për kontrolle të automjeteve dhe do ndalojnë e verifikojnë nëse në automjet ka të ardhur nga Italia apo Greqia në 14 ditët e fundit që ndalohen të dalin nga shtëpia për 14 ditë” njoftoi sot kryeministri Rama. Ai shtoi se kush kapet me këtë kundravajtje “do dënohet me 5 mijë euro gjobë. E do ndalohet të largohet nesër në Itali nëese s’do ketë paguar gjobën“.

Andi Bushati:Maska skadoi, tani duhet të sillemi si shtet i varfër

Pas nuk ka mbetur as ministria e Brendëshme që u ka bërë thirrje qytetarëve tu afrohen komisariateve të policisë vetëm nëse kanë ndonjë denoncim për të bërë. Pqrndryshe duhet të qëndrojnë larg tyre. “Ndalohen të gjitha pritjet e qytetarëve në sportelet e shërbimeve në të gjitha institucionet e sistemit të Ministrisë së Brendshme, deri në një njoftim të dytë. Telefono MB – 0694134779” thuhej në njoftim. Gjithashtu kjo ministri ka njoftuar se është pezulluar aplikimi i qytetarëve për pashaporta dhe karta identiteti deri në 3 prill. Edhe komuniteti musliman i ka bërë thirrje të gjitha xhamive që të pezullojnë çdo aktivitet fetar, të pezullojnë faljet ditore dhe gjithashtu atë të madhe të së premtes. Nga kjo e enjte në mëngjes ka filluar urdhri për të mbyllur të gjitha bareve dhe restoranteve. Fillimisht kryeministri shkroi ne rrejte sociale: “NDJESË por duke parë shkallën e ulët të vetëdijes së shumë qytetarëve, kryesisht të rinj, që e kanë edhe më të vështirë të rrinë në një vend, DO TË DETYROHEMI TË MBYLLIM TË GJITHA RESTORANTET, BARET, KLUBET, në TIRANË dhe DURRËS fillimisht!”. Por për të mos e marrë përsipër këtë masë të fortë ai nxorri ministren e shëndetësisë Manastirliu që ti bënte propozim qeverisë për “mbylljen e të gjitha bareve restoranteve, klubeve në Tiranë dhe Durrës”. Kush nuk e zbaton këtë dënohet me një gjobë 20 milionë lekë" tha ministrja. ©Lapsi.al  

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI