Flash

"Telefonatë 20 sekonda, ja përse ika nga Juve": Emre Can, vrer kundër Sarrit

Lapsi.al 11 March 2020
"Telefonatë 20 sekonda, ja përse ika nga Juve": Emre Can,

Jeta e re futbollistike e Borussia Dortmund për Emre Can nuk ia ka shuar ende hidhërimin për si u mbyll aventura tek Juventus pas një viti e gjysëm. E në shënjestrën e mesfushorit gjerman është Maurizio Sarri: "Me një telefonatë prej 20 sekondash më njoftoi që nuk do të isha i përfshirë në listën Champions - ka rrëfyer ai për Kicker - Pas asaj telefonate, mu mohua cdo mundësi".

"Sarri këtë verë erdhi e nuk na stërviti vetë për shkak të pneumonisë për disa javë - vazhdoi Emre Can, që në janar u transferua tek Dortmund me formulën e huazimit (1 milion) me detyrim blerje (fiksuar për 25) - Pas asaj telefonate, mu mohua cdo mudnësi. Mendova se ishte e padrejtë e për këtë vendosa të largohem në janar. Por ky vendim nuk ka të bëjë fare me klubin, as me tifozët: Juventus është një shoqëri e madhe ("Ishte nder të mund të përfaqësoja këtë klub të madh", ka thënë ai në ditën e zyrtarizimit të lamtumirës së tij nga bardhezinjtë"). Doja të kthehesha të luaja. Natyrisht edhe të kisha mundësinë të merrja pjesë në Europian, dua të jem pjesë e kombëtares gjermane".

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI