Flash

Coronavirus 'pushton' Serie A: rasti i dytë fut në karantinë edhe skuadrën e Kumbullës

Lapsi.al 12 March 2020
Coronavirus 'pushton' Serie A: rasti i dytë fut në
Rast i ri coronavirus in Serie A. Pas lajmërimit të Juventus mbi pozitivitetin e Daniele Rugani, nga faqja zyrtare e Sampdoria vjen në fakt një tjetër infektim mes futbollistëve. "L’U.C. Sampdoria informon se futbollisti Manolo Gabbiadini ka rezultuar pozitiv me Coronavirus-COVID-19, ka temperaturë, por është mirë. - ka shpjeguar klubi dorian në një komunikatë -. Shoqëria po aktivizon në këto orë të gjithë procedurat e izolimit të parashikuara nga normativat". GABBIADINI: "JAM MIRË, MOS U SHQETËSONI" "Kam rezultuar pozitiv edhe unë ndaj Coronavirus. Dua të falenderoj të gjithë ata që më kanë shkruar, më kanë ardhur shumë mesazhe. Kisha dëshirë t'iu thosha se jam mirë, kështu që mos u shqetësoni. Ndiqni rregullat, qendroni në shtëpi e gjithcka do të zgjidhet" VERONA PEZULLON AKTIVITETET Menjëherë pas komunikatës së Sampdoria në lidhje me pozitivitetin e Manolo Gabbiadini me COVID-19, Verona ka vendosur të pezullojë cdo aktivitet agonistik të programuar deri në një komunikim të ri. Lajmin e ka bërë të ditur klubi verdheblu, që thekson se po merr masat e duhura, për tiu nënshtruar procedurave të nevojshme. Skuadra e mbrojtësit shqiptar Marash Kumbulla luajti në 8 mars kundër Sampdorias.

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI