Flash

Plas debati/ Trump ndalon të gjitha fluturimet Europë - SHBA, reagon ashpër Brukseli

Lapsi.al 12 March 2020
Plas debati/ Trump ndalon të gjitha fluturimet Europë - SHBA, reagon

Presidenti Trump sapo njoftoi se SHBA do të ndalojë të gjitha fluturimet me Europën për 1 muaj, duke përjashtuar vetëm Mbretërinë e Bashkuar. Vendimi tejet drastik është marrë për të ndaluar përhapjen e koronavirusit.

"Unë kam vendosur të ndërmarr veprime të forta, por të nevojshme për të mbrojtur shëndetin dhe mirëqenien e të gjithë amerikanëve. (…) Për të parandaluar që rastet e reja të hyjnë në territorin tonë, ne do të pezullojmë të gjitha udhëtimet nga Evropa për në Shtetet e Bashkuara”, tha Donald Trump i cili fajsoi BE se dështoi në parandalimin e pandemisë.

Ndalimi i fluturimeve hyn në fuqi të premten në mesnatë.

Në detaje, masa ka të bëjë me shtetasit e 26 vendeve të Shengenit: Austri, Belgjikë, Republikën Ceke, Danimarkë, Estoni, Finlandë, Francë, Gjermani, Hungari, Islanda, Letonia, Lituania, Lihtenshtajni, Luksemburgu, Malta, Hollanda, Norvegjia, Polonia, Portugalia, Sllovenia, Sllovakia, Spanja, Suedia dhe Zvicra.

Ajo do të ketë përjashtime të kufizuara për amerikanët që janë ekzaminuar dhe testuar siç duhet për të fluturuar në SHBA.

Trump fajësoi Europën për përhapjen e virusit, duke thënë se duhet të kishte ndaluarmë shpejt fluturimet me Kinën, nga ku edhe shpërtheu kjo pandemi vdekjeprurëse.

Bashkimi Evropian ka reaguar ashper duke thene se vendimi është marrë “në mënyrë të njëanshme” dhe “pa konsultime”. “Koronavirusi është krizë globale, nuk është i kufizuar në ndonjë kontinent dhe kërkon bashkëpunim në vend të veprimit të njëanshëm”, thanë përmes një deklarate të përbashkët presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dhe presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel. “Bashkimi Evropian është duke ndërmarrë veprime të fuqishme për të kufizuar përhapjen e virusit”, thanë ata.

©Lapsi.al 

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI