Flash

Shkurtaj humb ndeshjen me ish-skuadrën e tij: Shehi në telash, zëvendësuesit nuk bindin

Lapsi.al 12 March 2020
Shkurtaj humb ndeshjen me ish-skuadrën e tij: Shehi në telash,

Kukësi punon në heshtje për ndeshjen e ardhshme me Luftëtarin, me ndërgjegjësimin se duhet kthyer patjetër kursi, por edhe se titulli tashmë është praktikisht një histori e mbyllur. Në këtë atmosferë, Orges shehi duhet të punojë më tepër me mendjen e lojtarëve të tij, sepse gjirokastritët nuk bëjnë shaka dhe e treguan edhe kundër Bylis, për më tepër që nuk do të ketë përsëri sulmuesin kryesor të skuadrës Vasil Shkurtaj.

Golashënuesi më i mirë i Kukësit, me 16 gola në kampionat, është dëmtuar në ndeshjen me Vllazninë, duke u zëvendësuar në minutën e 73 nga Cooper. Kaq e ka patur në dispozicion tekniku vlonjatin që vazhdon fazën e riaftësimit, duke i shkaktuar një problem thelbësor Shehit, sepse as Cooper e as Cema nuk po arrijnë ta zëvendësojnë me gola e me prezencë. Edhe Emiljano Musta nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen me bluezinjtë, me mbrojtësin e majtë që ende nuk ka rikuperuar dëmtimin e pësuar. Lojtari u duk se mund tia dilte që për ndeshjen me Skënderbeun, por dëmtimi ka qenë më serioz se u mendua fillimisht.

Lajmi i mirë për Blutë është rikthimi pas skualifikimit i Teqjas, që do të rmarrë vendin e tij pranë Obanor në qendër të mbrojtjes. Me një pikë në dy ndeshjet e fundit, Kukësi duhet të kthehet menjëherë tek sukseset, sepse përndryshe edhe Europa rrezikohet. Luftëtari duket një mundësi e mirë për Shehin ti gëzohet fitores së parë, por duhet të bënë pa tifozë në Elbasan Arena.

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI