Flash

Zyrtare/ Koronavirus ul në gjunjë Uefa-n: nuk do të luhen Juve-Lyon e City-Real Madrid

Lapsi.al 12 March 2020
Zyrtare/ Koronavirus ul në gjunjë Uefa-n: nuk do të luhen
Juve-Lyon e City-Real Madrid janë shtyrë në Champions e gjashtë ndeshje janë konfirmuar në Europa League. Janë këto vendimet e zyrtare të marra nga Uefa në lidhje me emergjencën koronavirus. Gjithcka tjetër do të diskutohet në 17 mars në një takim me federatat, ligat, klubet e federatat ndërkombëtare e shoqatat e futbollistëve për të bërë një vlerësim të situatës e për të folur edhe për fatin e Euro 2020. "Në dritën e zhvillimeve të vazhdueshme të shpërndarjes së Covid-19 në të gjithë Europës e për analizën e bërë nga Organizata Shëndetësore e shëndetësisë, UEFA ka ftuar sot përfaqësues të 55 federatave të tij të asociuara, së bashku me këshillet e administrimit të European Club Association e të European Leagues e një përfaqësues i FIFPro, për të marrë pjesë në mbledhjen me videokonferencë të së martës së 17 marsit për të diskutuar për përgjigjet e futbollit europian". CHAMPIONS: SHTYHEN JUVE-LYON E CITY-REAL Për sa i përket ndeshjeve të ardhshme të Champions, Uefa ka qenë e detyruar të njoftojë shtyrjen e sfidave Juve-Lyon e City-Real Madrid. Juventus e Real Madrid, në fakt, janë në karantinë e nuk mund të zbresin në fushë. EUROPA LEAGUE: KONFIRMOHEN 6 NDESHJET Me përjashjtim të Inter-Getafe e Sevilla-Roma që janë shtyrë në ditët e kaluara, do të luhen rregullisht gjashtë ndeshjet e tjera të vajtjes së 1/8 të finales së Europa League në program sot. Lajmin e ka konfirmuar Uefa. ASnjë ndryshim për Istanbul Basaksehir-Copenhagen në Turqi, Olympiacos-Wolverhampton në Greqi, Rangers-Leverkusen nq Skoci, Wolfsburg-Shakhtar Donetsk e Eintracht Frankfurt-Basel në Gjermani, e në fund në Austria Lask-Manchester United.

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI