Flash

Ancelotti 'sulmon' Anglinë: "Këtu nuk e kanë kuptuar rëndësinë e situatës"

Lapsi.al 14 March 2020
Ancelotti 'sulmon' Anglinë: "Këtu nuk e kanë

"Në këtë orë për mua futbolli nuk ka fare rëndësi e më jep bezdi të flas për të, përballë tragjedisë që po përjetojmë". Pas Serie A edhe Premier League vendosi të ndalojë për shkak të emergjencës koronavirus e Carlo Ancelotti, tekniku i vetëm italian në ishull, ka folur për momentin e futbollit anglez në një intervistë për Gazzetta dello Sport: "Tani na duhet të bëjmë llogaritë me një pandemi, një situatë që askush nga ne nuk e kishte kaluar më parë. Shifra e të vdekurve në Itali është e tmerrshme" ka thënë tekniku i Everton.

"Kam ndjekur në televizion me kujdes konferencën e shtypit të kryeministrit britanik. Më duket se këtu nuk e kanë kuptuar akoma rëndësinë e situatës. Jeta vazhdon të rrjedhë me një farë rregullsie. E megjithatë kam lexuar deklarata të një nga këshilltarët shkencor të Johnson, Patrick Vallance, sipas të cilit 60% e britanikëve në kontakt me koronavirusin do të zhvillojë imunitetin".

Por edhe pse e bezdis argumenti futboll, Ancelotti nuk mund ta anashkalojë, qoftë duke dhënë një opinion për kolegët: "Me Klopp kemi shkëmbyer mesazhe ndonjëherë, ka vlerësim reciprok mes nesh. Por është edhe Mourinho: José është një personazh me peshë, një i sinqertë. Èshtë ashtu si e sheh. Guardiola, me të kemi shkëmbyer mendime për futbollin. Massimiliano Allegri, një njeri konkret e korrekt. Mes nesh ka sintoni sepse e dimë kush janë vështirësitë e profesionit e vetminë në të cilën gjendesh kur të duhet të bësh zgjedhje të vecanta".

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI