Flash

Infektohet presidenti i Federatës së Futbollit të Serbisë: koronavirusin e mori në Milano

Lapsi.al 14 March 2020
Infektohet presidenti i Federatës së Futbollit të Serbisë:

Futbolli serb nuk ndalet, edhe në ditën në të cilën presidenti i Federatës serbe (Fss) Slavisa Kokeza rezultoi pozitiv në testin e koronavirus. Lajmii i infektimit të Kokeza ka ardhur nga burimi më zyrtar i mundshëm: e ka dhënë presidenti serb Aleksandar Vucic, duke konfirmuar atë që përflitej në shtyp në orët e fundit. "Kam folur me të, ndihet mirë", ka thënë Vucic.

Javën e kaluar Kokeza kishte marrë pjesë në Kongresin e Uefa-s në Amsterdam. Sipas Vucic infektimi nuk ka ndodhur në qytetin hollandez, por në Milano. "Gjithcka nisi aty", ka thënë presidenti, i cituar nga agjensia Tanjug. Vucic nuk ka dhënë detaje të vecanta mbi infektimin e pretenduar në kryeqendrën lombarde. Ka shtuar vetëm se dy bashkëpunëtorë të Kokeza, që ishin me të në Amsterdam kanë rezultuar negativë ndaj Covid-19.

Paradoksi është se, pavarësisht pozitivitetit të Kokeza, në Serbi për momentin vazhdohet të luhet. Masat e vetme që janë marrë nga qeveria serbe, të paktën deri në këtë moment, lidhen me ndalimin e grumbullimeve mbi 1000 persona.

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI