Flash

Koronavirus, River refuzon të luajë, Liga e kërcënon: "Do ta sanksionojmë"

Lapsi.al 14 March 2020
Koronavirus, River refuzon të luajë, Liga e kërcënon:
Në Argjentinë shpërthen përplasja mes River Plate, një nga klubet më të lavdishëm e të dashur, e Ligës së Futbollit, pasi Millonarios kanë njoftuar se nuk do të zbresin në fushë për sfidën e Copa de Superliga kundër Atletico Tucuman, për shkak të emergjencës koronavirus. "Ndjekim rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, një futbollist i yni ka shfaqur simptomat" është mbrojtja e River. Në fakt edhe pjesa më e madhe e lojtarëve të tjerë e stafeve teknike janë në heshtje dakord me River për të shtyrë fillimin e turneut, por klubi i Buenos Aires rezikon tani një dënim të rëndë. Sipas nenit 109 të Rregullores së Sanksioneve të Federatës lokale, skuadra e Gallardo rezikon humbjen në tavolinë, tre pikë penalizim e një gjobë. "Sjellja e adaptuar njëanshmërisht nga një shoqëri do të pasohet nga sanksione" është përgjigja e Ligës. Në Argjentinë rastet e infektimit janë 34 e Qeveria ka vendosur të luhet me dyer të mbyllura. "Në një moment paqartësie botërore për shkak të një situate absolutisht atipike, në futbollin tonë nuk mund të ketë vend për pozicione individualiste ose të njëanshme” përfundon përgjigja e Ligës.

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI