Flash

"Për tre vjet ishte më i miri i Serie A": menaxheri i Hysaj flet për të ardhmen e mbrojtësit

Lapsi.al 14 March 2020
"Për tre vjet ishte më i miri i Serie A": menaxheri i Hysaj

Ajo e Elseid Hysaj është tashmë një telenovelë e merkatos. Tek Napoli, kapiteni i Shqipërisë, nuk do mund kurrë të ngjisë marrëdhënien e krisur në kohët e Ancelotti dhe mbi të gjitha mënyrën si u sollën drejtuesit e klubit me të. Është i qartë ky qendrim, në fjalët e Mario Giuffredi, menaxherit të mbrojtësit shkodran, që ka folur për të ardhmen e të asistuarit të tij në Radio Punto Nuovo.

"Është një lojtar që për tre vjet ishte më i miri në Serie A - vlerësoi Giuffredi - e, në këtë periudhë të kampionatit e kupave që luajti me Gattuso, ka treguar gjithnjë se është i nivelit të lartë. Por është e pamundur të qendrojë në Napoli, nuk do kenë kurrë mungesë kortezie nga ana ime në shoqërinë e kaltër, por është e drejtë të tejkalojmë rrugët".

Për shkodranin viti i fundit në Napoli nuk ka qenë aspak si do të donte. Lojtari humbi rëndësinë me ardhjen e Ancelotti, ndërsa pretendimet e larta për cmimin e kartonit e mbajtën larg nga klubet e interesuara Roma e Atletico Madrid mbi të tjerat. Me Gattuso situata ndryshoi në fushë, me teknikun që i besoi gjithnjë Hysajt, por marrdhëniet me klubin mbetën të ftohta dhe largimi i kapitenit kuqezi në verë është i pashmangshëm.

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI